E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ditë pavarësie

21/02/2005  Qeveria spanjolle përballet me një palë negociata delikate, nëse duhet të paraprijë kërkesat baske për një formë pavarësie

NJë sondazh tregon se 60 përqind e spanjollëve dëshirojnë që qeveria të ndërmarë veprime ligjore kundër qeverisë baske nëse përpiqet të mbajë referendumin dhe – kjo është e pabesueshme – më shmë se gjysma mendojnë se duhet ndërhyrje e forcave të armatosura për ta ndalur atë

Telashet e Zapateros nisën në fund të dhjetorit kur ansambleja baske votoi për planin e Ibartksesë, që kërkon të fusë në përdorim nënshtetësinë baske, një sistem gjyqësor, penal, kalim përgjegjësie për sigurinë shoqërore dhe pushtet për të nënshkruar marrëveshje ndërkjo,mbëtare. Gjithashtu shpall edhe pretendime për Navarrën dhe rajonin bask francez.

NJë tjetër javë, një tjetër shpërthim i ETA-s. Në 9 shkurt, terroristët baskë hodhën në erë një autobombë në Madrid, duke shkaktuar plagosjen e 40 vetëve jashtë një salle mbledhjesh në të cilën do të kryente po atë ditë një vizitë mbreti dhe presidenti i Meksikës. Ishte e fundit në një seri autobombash, ndonëse askush nuk është vrarë nga ETA për më shumë se një vit.

Bombat kanë ardhur në një pikë shumë të ndjeshme të marrëdhënieve të Madridit me baskët. Mariano Rajoy, udhëheqës i Partisë Popullorë në opozitë i ka akuzuar baskët se “kamnë bërë një deklaratë pavarësie të maskuar lehtë”. Ai i referohet planit të kryeministrit bask, Huan Hoze Ibartkse, për të mbajtur një referendum në lidhje me të drejtën e këtij rajoni përe vetëvendosjeë dhe për të formuar “një shtet të lirë të lidhur me Spanjën”. Qeveria socialiste e Hoze Zapateros është gjithashtu nën trysninë e katalanasve, ë cilët duan shumë më tepër autonomi, në mënyrë të vecantë Josep Luiz Karod-Rovira, lider i të Majtës Nacionaliste Katalanase, i cili ndan pushtetin së bashku me socialistët në Katalonjë.

Zapatero akuzpohet nga kritikët si një njeri që edhe tregohet i butë ndaj terrorizmit edhe që po udhëheq në një kohë që po ndodh disintegrimi i Spanjës. Paraardhësi i tij i Partisë Popullore, Hoze Maria Aznar refuzoi të flasë me Ibartksenë. Toni pajtues i Za[pateros është parë si dobësi nga shumë kriytikë. Disa pretendojnë se ambicviet rajonale përbëjnë kërcënimin më të madh ndaj unitetit spanjoll që nga koha e luftës civile. A do të ketë së shpejti një shtet të pavarur bask? Nëse Katalonja ndjek të njëjtën rrugë, a është ky fundi i Spanjës?

Përgjigja e menjëhershme për të dy pyetjet është jo. Por Zapateron e presinhmuaj të vështirë, teksa dy rajonet më të vecuar të Spanjës kanë nisur një luftrë të ashpër në lidhje me marrëdhëniet e ardhshme me Madridin.

Qeveria spanjolle këmbëngul se referendumi i Ibartksesë nuk do të lejohet. “Thjeshtë nuk do të ndodhë. Gjithë daljet janë kycur”, i tha të përjavshmes The Econimist ministri i Drejtësisë i Spanjës, Huan Fernando Aguilar. Përse jo? “Eshtë jokushtetues. Eshtë çështje parimi”, u përgjigj ai. NJë sondazh tregon se 60 përqind e spanjollëve dëshirojnë që qeveria të ndërmarë veprime ligjore kundër qeverisë baske nëse përpiqet të mbajë referendumin dhe – kjo është e pabesueshme – më shmë se gjysma mendojnë se duhet ndërhyrje e forcave të armatosura për ta ndalur atë.

Telashet e Zapateros nisën në fund të dhjetorit kur ansambleja baske votoi për planin e Ibartksesë, që kërkon të fusë në përdorim nënshtetësinë baske, një sistem gjyqësor, penal, kalim përgjegjësie për sigurinë shoqërore dhe pushtet për të nënshkruar marrëveshje ndërkjo,mbëtare. Gjithashtu shpall edhe pretendime për Navarrën dhe rajonin bask francez.

Në mes të janarit, Batasuna, krahu politik i ETA që është i ndaluar, tha se ishte i përgatitur të “punojë për një marrëveshje mes nacionalistëve dhe jo nbacionalistëve”. Udhëheqësi i partisë, Arnaldo Otegi, hoqi një paralele me Irlandën e Veriut, dhe i bëri thirrje Zapateros “që të zërë vend në histori si Toni Bleri spanjoll”, duke negociuar një marrëveshje paqeje. Dy ditë më vonë, ETA, e cila pavarësisht bombave është dobësuar nga arrestimet e fundit, shpalli mbështetjen për propozimet e Bastasunas. Por Zapatero ka thënë se do të flasë me ETA-n vetëm pasi kjo të ketë ulur përfundimisht armët.

Në fillim të këtij muaji, Zapatero lejoi që plani i Ibartksesë të diskutohet në Parlament. “Kam ardhur në këtë parlament për të mbrojtur të drejtëne popullit bask për të vendosur vetë në lidhje me të ardhmene tij”, tha Ibaretkse. Pas tetë orë debati, plani u refuzua me 313-29 vota. Ibaretkse u betua se gjithësesi do ta zhvillojë referendumin dhe afroi zgjedhjet rajonale për në 17 prill. “Ka ardhur momenbti që të flasë me zë të lartë shoqëria baske”, tha ai. “Askush që e quan veten demokrat nuk mund të na mohojë të drejtën e vetëvendosjes. NE mund të bashkëjetojmë me Spanjën, me vullnetin tonë të lirë”.

Sondazhet tregojnë se Partia Nacionaliste Baske e Ibaretksesë dhe aleatët e saj do të fitojnë 42 % të votave, me vetëm tre vende më pak se mazhoranca absolute. PNB i ka kërkuar Zapateros të lejojë që Bastasuna të marë pjesë në zgjedhje, por rfuzoi të vonojë për ti dhënë kohë për armëpushimin e nevojshëm. Në zgjedhjet e Majit 2001, shtatë politikanë të Bastasunas fituan vende që i mabjtëne dhe pasi partia u shpall e jashtëligjshme. Eorikisht, tani partia duhet të zhduket nga cdo pozicion zyrtar.

Megjithatë, Zapatero i tha parlamentit se debati i tij kishte hapur rrugë për negociata “për një projekt të ri mes Euskadit (rajoni bask në Spanjë) dhe Spanjës”. Ai shtoi se “është e mundur shkalla më e lartë e vetëqeverisjes, por do të vendosim më vonë. Të gjithë baskët do të jenë në gjendje të vendosin – dhe të gjithë spanjollët”. Më parë, ai kishte përjashtuar mundësinë e një komisioni parlamentar që do të rinegocionte statusin e baskëve. Tani, kjo është njëra prej mundësive.

Disa orë përpara debatit, lideri socialist bask, Patksi Lopez propozoi një formë më të zbutur të planit të Ibaretksesë që i afrohej sovranitetit. Gjithashtu kanë dalë lajme në lidhje me një takim të fshehtë mes Zapateros dhe presidentit të PNB, Hozu Hon Imaz. Gojë nga Partia Popullore kanë folur në lidhje me një marrëveshje të mundshme: Madridi mundet që të pranojë një trransferim të pushtetit të rritjes së taksave si dhe një sistem tërësisht autonom arsimi.

Pavarësisht grindjeve të Partisë Popullore, Zapatero mund të shfaqet si arkitekti i Spanjës së Re. Kushtetuta ka shërbyer për 27 vjet; nacionalistët katalanë po hartojnë një të re e cila, pavarësisht fjalimeve bobastikë populistë të Karod-Roviras, do të mbetet brenda kufinjve të kushtetutës së vitit 1978, sqaron kryeministri socialist i Katalonjës, Paskual Maragal. Ka mundësi që edhe baskët të binden të qëndrojnë brenda këtyre kufinjve.

Brenda kufijve

Gojë nga Partia Popullore kanë folur në lidhje me një marrëveshje të mundshme: Madridi mundet që të pranojë një trransferim të pushtetit të rritjes së taksave si dhe një sistem tërësisht autonom arsimi. Pavarësisht grindjeve të Partisë Popullore, Zapatero mund të shfaqet si arkitekti i Spanjës së Re. Kushtetuta ka shërbyer për 27 vjet; nacionalistët katalanë po hartojnë një të re e cila, pavarësisht fjalimeve bobastikë populistë të Karod-Roviras, do të mbetet brenda kufinjve të kushtetutës së vitit 1978, sqaron kryeministri socialist i Katalonjës, Paskual Maragal. Ka mundësi që edhe baskët të binden të qëndrojnë brenda këtyre kufinjve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›