Milena Selimi, 24 orë nga guximi i një femre
21/02/2005 Rrugët për ku nisesh jo gjithnjë realizohen. Blendi Fevziu, në një çast retrospektivë për autoren Milena Selimi, nuk dyshon se kolegia e tij tani e ka përmbushur një ëndërr të shkuar. Në serinë e botimeve “Proza shqiptare ‘03”, shtëpia botuese OMBRA GVG, për të dytën herë po hap rrugën për letërsinë femwrore shqiptare. “Nata e një gruaje” e Milena Selimit, e mbërthyer në skica që qarkojnë 24 orë nga një vit i plotë, të ilustruar nga grafikat e piktorit Joni Kraja, të shtyn në mendime të guximshme. Se ia dilet lehtë të shkruash diçka për veten. “Duket se asgjë e rëndësishme nuk ndodh dhe, përsëri, ndodh gjithçka. Ditë pas dite dhe orë pas ore shemben marrëdhëniet njerëzore, humbin miqësitë, të braktis dashuria dhe kërkon gjëra të pamundura. Herë del i fituar dhe herë tjetër mundesh nga përballja me realitetin”, thotë Selimi, kur iu desh të përballej me shtypin, nw pormovimin e librit në Friend Book’s House. "Nata e një gruaje", të grish në orët e qëndrimit me vetveten, në përpjekje të ndjesive fisnike, ku shfaqet një prekje e lehtë filozofie për dashurinë dhe jetën. Pjesë e kolanës proza shqiptare, me një kopertinë tendicioze të Krajës, që kërkon të shkojë përtej mendimit real, gati surealizëm, ku për herë të parë tentohet të ndërthuret artistikisht fjala me imazhin.
E konceptuar si një kohë e jetuar në 12 muaj, botimi sjell 12 grafika nga piktori Kraja, të cilat prekin në një marrdhënie artistike idetë dhe filozofinë e librit.
Në këtë botë, mes njerëzish që ecin, shëtisin, vrapojnë, nxitojnë, ku gjithmonë e më pak kanë kohë për veten, psikologjia e një gruaje shkon përtej qenies si mish e trup. Pa lënduar kërkënd, "Nata e një gruaje" kërkon thellësinë, edhe pse shpesh gjendet në errësirën e kundërpërgjigjes reale. Ky nuk është dëshpërimi, por dashuria për shpirtin tënd. Duke u përpjekur të japë ndjesitë e veta, pa shumë gjak, Selimi thotë "dhe në një natë që shkon drejt mëngjesit, gjithçka mund të ndodhë, ku i dihet..."