Arti i sloganëve...

21/02/2005 Heldi Pema
Në kuadrin e projektit "1/60, insurgent space", i ideuar nga Stefano Romano dhe i kuruar në këtë fazë të dytë po prej tij, ishte rradha e artistit Heldi Pema, të krynte operacionin e tij në hapësirat urbane, kwsaj here nw Qytetin Studenti
"Arti bashkëkohor shqiptar, shkëmb graniti në Evropë"! Sa afër dhe sa larg të çon në kohë një parrullë e tillë. Kush mund ta ketë thënë vallë? Ndoshta, autorët do të mbeten përjetësisht anonimë, por vlerat dhe antivlerat e kësaj parrulle, apo edhe të tjerave si këto, do të dyëzojnë mendimin për shumë kohë. Në kuadrin e projektit "1/60, insurgent space", i ideuar nga Stefano Romano dhe i kuruar në këtë fazë të dytë po prej tij, ishte rradha e artistit Heldi Pema, të krynte operacionin e tij në hapësirat urbane, që prodhon ekspozita, të cilat "marrin frymë" jashtë "kubave të bardhë" (vendeve ku tradicionalisht ato zhvillohen). Ishte përzgjedhur mjeshtërisht Qyteti i Studentëve, vendi që i dha goditjen e parë masive rregjimit të sloganëve. Në një dhomë të thjeshtë studentësh, që në pamje nuk ndyshon aspak nga dhomat studentore të paraviteve '90, Pema kishte "fabrikuar" tre slogane që të kujtonin të shkuarën, në formë por me një "përmbajtje",disi, më të evoluar. "Lavdi AKSH" (Lavdi Artit Kontemporan Shqipatr), "I gjithw populli artist"... Pema tha për "Metropol", se përzgjedhja e Qytetit Studenti ka një kuptim simbolik, pasi është pikërisht, këtu vendi që filloi përmbysja e madhe, gravat e urisë etj. Por, në të njëjtën kohë, kemi edhe një vend, i cili aktualish përjeton një lloj mbyllje, ku nuk lejohen të hyjnë të huaj, përveç studentëve, "rregull që prishet vetmë në rast se paguan diçka", ka pohuar me humor për "Metropol", Stefano Romano, kuratori i performancës.
Përse kjo lojë me sloganet?
Në fakt, kjo ide erdhi si rezulat i një fakti tepër të thjeshtë, pasi slogani është diçka që njihet mirë nga i gjithë populli, nga të gjithë shqiptarët. Janë një pjesë e imazhit të rregjimit socialist dhe unë kam nevojë, pikërisht, për impaktin që ato krijojnë te njerëzit. Kur citohet diçka, një frazë e nxjerrë nga një libër, nga një fjalim, kjo ngjall direkt te njerëzit reagim, për vetë faktin se njerëzit, duke e njohur shumë mirë thelbin tyre, e dinë edhe se si tingëllojnë ato. Ajo ç'ka unë kam dashur të bëj, është të ndryshoj sloganet komuniste, duke i zëvendësuar me slogane që kanë lidhje me artin, duke u përpjekuar të "shfrytëzoj", një "ide" të së kaluarës, për të bërë propagandë për artin, si një institucion që po ndërtohet gradualisht, tullë pas tulle. Pikërisht, në këtë fazë ndjehet nevoja edhe për një formë të tillë shprehëse, e cila do të nxiste, me mënyrën e vet, zhvillimin e artit.
Në fakt demonstrimi bëhet në Qytetin Studenti, ku studentët aktualë nuk e njohin edhe aq shumë sloganin, apo edhe thelbin e rregjimit të kaluar...
Në fakt kjo performancë u drejtohet të gjithëve, edhe pse një pjesë e tyre nuk e njohin nëpërmjet eksperienceva personale. Eshtë diçka më përgjithësuese, për të mos mbetur në kuadrin e një performance që do t'i përkiste një numëri më të kufizuar njerëzish, apo edhe një komuniteti më të vogël.
Një përsiatje mentalitetesh midis dy kohëve...
Nuk është vetëm steriotipi që u është krijuar njerëzve në mendje nga periudha e socializmit, apo ajo çka pasoi më prapa. Eshtë pikërisht loja e fjalëve, loja me imazhin e tyre, duke kulmuar, pikërisht, me ndjesinë që ajo të krijon, kur e sheh sloganin të perceptuar ndryshe. Pra reagimet vijnë në forma të ndryshme, në persona të ndryshëm. Po të kihet mirë parasysh, parrullat pas rënies së komunizmit u fshinë me shumë mllef. Më pas u erdhi rradha parullave elektorale, në lidhje me personat apo partitw që do t' i përfaqësonin shkruesit e tyre në parlamet. Madje, më pas u vunë re edhe parrulla të stilit "Arti bashkëkohor shqiptar, shkëmb graniti në Evropë", "Art i popullit artist". Ajo që unë shpresoj, është që këto slogane të ndërgjegjësojnë, sadopak këdo, për të krijuar një raport më të ngushtë me Artin Kontemporan Shqiptar...