Kthimi i emigrantëve dobëson euron në tregun valutor
Kthimi i emigrantëve për Pashkët ka dobësuar euron. Agjentët në tregun e këmbimit shpjegojnë se gjatë ditëve të fundit, oferta për valutë ka qenë më e madhe se kërkesa dhe kjo ka shkaktuar rënien e monedhës europiane.
TIRANE- Fluks i madh i emigrantëve që janë kthyer në atdhe për pashkët ka shkaktuar luhatje në kursin e këmbimit. Gjatë dy ditëve të fundit euro ka pësuar një rënie prej dy lekësh kundrejt javës së kaluar. Në agjensitë e këmbimit monedha e përbashkët europiane këmbehet me 129 lekë. Emigrantët e kthyer kanë shkëmbyer valutë kryesisht euro duke furnizuar kështu tregun. Agjentët valutorë shpjegojnë se oferta për valutë ka qenë më e madhe se kërkesa dhe kjo prishje e ekuilibrit ka shkaktuar rënien e euros dhe forcimin e lekut. Ekspertët e sistemit bankar shpjegojnë se dobësimi i euros për shkak të kthimit të emigrantëve për pashkë është një dukuri e përkohshme e cila përsëritet çdo vit.
Sipas tyre ajo zgjat vetëm sa ditët e qëndrimit të emigrantëve në Shqipëri dhe me largimin e tyre ekuilibrat në tregun e këmbimit rivendosën sërish. Kjo do të thotë që euro pritet ta rimarrë veten. Rënia e euros si pasojë e kthimit të emigrantëve për Pashkë, nuk ka ndikim të madh në ekonominë e vendit, kjo pasi bëhet fjalë për luhatje disa ditore. Gjithsesi ky moment mbetet i përshtatshëm për të gjithë ata qytetarë që duan të blejnë euro pasi këto ditë do të paguajnë më pak, ndërkohë që të humbur dalin të gjitha ata që do të këmbejnë euron me lekë.
(a.r/news24/balkanweb)