Loja me kartat e identitetit ose justifikimi i humbjes në zgjedhje i Edi Ramës
Është për t’u çuditur se si asnjëherë tjetër në prag të fushatave elektorale, elektorati i majtë është mjaft i çorientuar e i dëshpëruar. Drejtuesi i tyre gjithnjë e më tepër paraqitet mjaft konfuz në fjalimet e veta përpara publikut e mediave, pa asnjë alternative të qartë. Mjaft agresiv, me një gjuhë të ashpër dhe me një pamje prej skizofreni, ai po merr dukjen e një diktatori që koha e ka lodhur deri në pafuqi. Duke mos e patur politikën dhe patriotizmin as në traditën familjare dhe as në formimin e tij intelektual, Edi Rama ngjan më tepër si një artist cirku endacakësh që bredh nga një fshat në tjetrin, duke grumbulluar rreth vetes kureshtarë të papunë që e dëgjojnë sa për të shtyrë kohën. Edhe akuzave që u ka bërë media publikisht për një jetë mjaft të shthurur si njeri që nuk ka mundur të krijojë familjen e vet për shkak të veseve e problemeve psikike, i kanë prishur imazhin dhe shpresën elektoratit të majtë, si nje trupe zgjedhore mjaft hetoregjene, që nga komunistët enveristë e deri tek ata që paraqiten si të moderuar. Dy Erjonët që ka zgjedhur Edvini për “politikën e re” ngjajnë si dy kone të lidhura me zinxhirë që lehin sa herë u jep urdhër ustai i madh. Kohët e fundit vendin e “liliputit Erjon” me zërin si të eunukut, e ka zënë “99 Erjon”, i përkthyer në shqip do të thotë njeriu i të nëntëdhjetenëntave. Vjedhjet dhe shpërdorimet qindramilionëshe në Bashkinë e Tiranës, dhjetëra dosje me akuza që i ka zënë myku në Prokurori, e kanë bërë Edi Ramën një paçavure në sytë e opinionit. Përpara këtyre akuzave, Edi Rama i ndodhur në pozicion mjaft të vështirë ose ka bërë të paditurin ose ka nxjerrë përpara mediave Shalësin e bashkisë, që në këto vite si sozia i tij vetëm sa ka përvetësuar gjestet e Ramës dhe intonacionin e zërit plot ulërima.
Duke e ndjerë veten të pamundur për të përballuar një fushatë elektorale përpara një kundërshtari karizmatik si Sali Berisha dhe nga ana tjetër, i pafuqishëm në alternativa dhe projekte të besueshme për shqiptarët, i ndodhur pa përkrahjen e politikanëve që kanë bërë emër në PS në këto vite të Shqipërisë postkomuniste, Edi Rama ka grumbulluar rreth vetes një tufë servilësh perversë, të deklaruar që vetëm cicërojnë duke e imituar në mënyrë mjaft qesharake. Nga shfaqja me lodra dhe bilbila në parlament tek mitingjet antiNATO, nga britmat histerike në podiumet e improvizuara në thirrjet donkishoteske, tani Edi Rama duket se ka zgjedhur rrugën e bojkotit total përpara zgjedhjeve parlamentare si justifikim i një humbje të sigurtë. Dalja me urdhrin e Ramës nga Parlamenti e opozitës si shkak për dhënien falas të kartave të identitetit, verteton se e majta ish-komuniste ka hyrë pa krye në rrugën e një konfuzioni politik. Loja me kartat e identitetit ka filluar shkallë-shkallë nga e majta ish komuniste, e drejtuar nga Rama dhe “sanço-pançoja” i tij hipokrit Skënder Gjinushi.
Në fillim opozita e drejtuar nga Rama me britma histerike u vërsulën me “teorinë”se kartat e identitetit nuk mundet të bëheshin deri në zgjedhje për arsye të rradhëve të gjata në zyrat përkatse.Kur u pa se kjo ishte një gënjeshtër e turpshme,formuluan gënjeshtrën tjetër se gjoja këto zyra nuk ishin hapur në gjithë vendin dhe koha deri në zgjedhje nuk mjaftonte për pajisjen e qytetarëve. Kur edhe kësaj gënjeshtre i doli boja, tani u hodhën në teorinë tjetër - atë të “kartave falas”, megjithëse qeveria e Kryeministrit Berisha ka ulur në maksimum çmimin e kartave të identitetit për shtresat në nevojë. Tani po bëjnë thirrje edhe për protesta për “kartat falas”. Në këtë kuadër elektorati i majtë ka mbetur i hutuar, duke parë thirrjet donkishoteske të Edvinit nuk shkon të marrë kartat e identitetit. Por edhe qytetarët e tjerë që nuk janë të rreshtuar në të majtën ish-komuniste sikur po e shikojnë me skepticizëm injorimin e këtij procesi të rëndësishëm për fatin e demokracisë në Shqipëri dhe po bëjnë sehir. Në ditën e shtunë të dt.18 prill, edhe pse një ditë uikendi për qytetarët, zyrat e kartave të identitetit në njësitë bashkiake ishin me dyer të hapura dhe punonjësit aty bënin muhabet si të papunë. Por veç ndonjë qytetarë i rrallë hynte në këto zyra.
Vetëm para pak ditëve, u ndodha rastësisht në një lokal në Tiranë në Rrugën e Kavajës duke pirë kafe me një mik, kur ia mbërriti Erjon Veliaj me një grup të rinjsh dhe mbushën tavolinat me Wiski e Red Bull. Dhe filloj ky “99”-sh, duke bërë pyetje në formën e një monologu, ku vetë pyeste dhe vetë përgjigjej. “Keni ju të paguani për kartat e identitetit, nuk keni”, kur një Red Bull kushtonte më shumë se një kartë. Çfarë hipokrizie! Pronari i lokalit kishte vendosur bërrylat në banak dhe ndoshta mendonte për taksën e “gjelbër” që i kishte ardhur nga Bashkia e Tiranës katër herë më tepër se vitin e shkuar. Me 38 mijë lekë të reja të kësaj takse që i duhet të paguajë, tejkalohen të gjitha shpenzimet që një fermeri i duhen për të kultivuar 1 ha me kultura bujqësore dhe jo për të mbjellur dy rrapë, siç bën Bashkia e Tiranës. Po kaq herë i është rritur taksa e quajtur e “gjelbërimit” çdo familjeje në Tiranë. A e kupton Edi Rama se për shkak të rritjes së taksave nga ana e bashkisë së Tiranës qindra biznese po falimentojnë dhe mijra familje janë në pikë të hallit? A e kupton vallë ky aventurier politik se populli çdo ditë që kalon e urren ashtu siç urren “qoftëlargun”? Dhe Edvin Rama me lakejtë e tij çirret e ulërin se “po vjen Cunami”, kriza e madhe dhe prandaj kartat duhen bërë falas. Dhe ky popull vallë a do të presë “trutë e gomarit” që po i hedh ky sharlatan i politikës shqiptare? Vallë a do të pranojnë shqiptarët lojën e skizofrenit, që duke shtyrë kohën për marrjen e kartave të identitetit të mos kenë mundësinë për të votuar, çka do i mundësojë Edvinit të realizojë planin e justifikimit të një humbjeje të thellë?
Është shumë e rëndësishme që në këto momente deçizive për demokracinë në Shqipëri, siç janë zgjedhjet që po afrojnë, çdo shqiptar të vlerësojë rëndësinë që kanë ato për të ardhmen tone të përbashkët, për një jetë më të mirë, të bashkuar me familjen europiane. Kontestimi i zgjedhjeve si në vitin 1996 nga e majta ish-komuniste, që u tërhoqën nga zgjedhjet akoma pa u hapur qendrat e votimit, tani është një kartë e djegur. Shqipëria është rreshtuar me vendet me të fuqishme demokratike të globit, në rrugën e pakthyeshme të lirisë e demokracisë; është kthyer në një vend të shpresës drejt një të ardhmeje të sigurtë. Enveristët, të grumbulluar në stanin e Edvin Ramës janë në panik. Zgjedhjet e 28 Qeshorit do të shënojnë një fitore tjetër të madhe dhe historike për Partinë Demokratike, Kryeministrin Berisha dhe të djathtën në përgjithësi.