Kthimi i emigrantëve, kaos në portin e Vlorës

Kthimi i emigrantëve në vendet e punës është shoqëruar me kaos në portin e Vlorës. Mijëra persona dhe makina qëndreojnë prej disa orësh në sheshin e trageteve. Drejtori i policisë kufitare të Vlorës Vehbi Bushati është shprehur për "Ora News" se situate është rënduar dhe është kaotike por policia ka nisur menjëherë marrjen e masave. Sipas Bushatit faji për këtë situatë është i agjensive turistike të cilata kanë prerë më shumë bileta se sa kapacitetet e trageteve. Ai gjithashtu u shpreh se ka urdhëruar nisjen e hetimet për të gjitha agjensitë që kanë prerë biletat më shumë se kapacitetet duke shtuar se po përgatiten materialet për agjensitë të dërgohen në prokurori. Bushati gjithashtu shtoi se beson se situate do të përmisohet duke shtuar se kjo situatë kaotike nuk do të përsëritet më.