"Ora e Debatit": PS e sotmja dhe e ardhmja

Unifikimi i PS dhe rikonceptimi i marrëdhënieve me aleatët është premtimi kryesor i Arben Malaj në garën për kryetarin e PS-së. Në emisionin "Ora e Debatit" përballë një paneli gazetarësh dhe politologësh, rivali i Edi Ramës për postin e kryetarit të PS-së, Arben Malaj ka deklaruar se drejtimi i PS-së në 4 vitet e ardhshme duhet të ndryshojë krahasuar me imazhin që ajo përcolli në zgjedhjet e 28 qershorit. Duke u përqëndruar tek unifikimi i PS-së , Arben Malaj ka deklaruar se Fatos Nano duhet të jetë pjesë aktive e kësaj partie duke treguar për herë të parë në emisionin e gazetarit Alfred Peza biseden me ish-liderin e PS-së. Ndërkaq në marrëdhëniet me aleatët , Arben Malaj i ka kushtuar një vëmendje të veçante LSI-së, duke theksuar se PS-ja do të përpiqet për të afruar partinë e Iir Metës
Ndërkaq përsa i përket përballjes me Edi Ramën dhe bashkëpunimit me Ben Blushin, Arben Malaj ka deklaruar se e rëndesishsme është gara brenda partisë pavarësisht nëse Blushi do të kandidojë apo jo për kreun e PS-së
Kur nga kongresi i jashtëzakonshëm i PS-së na ndan vetëm një javë Arben Malaj ka deklaruar se ky forum duhet të shqyrtojë platformën e Ben Blushit dhe duhet të jetë i hapur për median duke kundërshtuar sërish qëndrimin e kryetarit Edi Rama i cili ka deklaruar se kongresi nuk merret me ndryshimet në statut
Në emisionin "Ora e Debatit" rivali kryesor i Edi Ramës për postin e kreut të PS-së Arben Malaj përballë gazetarëve Patrik Sadikaj, Roland Zili, Bledar Zaganjori e Blendi Kajsiu, ka shfaqur qëndrimet e tij kundër drejtimit aktual të PS-së, duke propozuar një strategji të re e cila sipas tij do të çojë PS-së sërish në pushtet.