E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthimi i emigrantëve për festat, LSI: Të merren masa

Lëvizja Socialiste për Integrim u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masat për të përshpejtuar shërbimet për emigrantët shqiptarë të cilët kthehen në vend për festat e fundvitit. Në një konferencë për shtyp, Luan Rama ka theksuar se fluksi i lartë i emigrantëve të cilët kthehen në vend nuk mund të shërbejë për të justifkuar paaftësinë dhe në ca raste të korrupsionit në shërbimet ndaj tyre.
 

“Radhët e gjata duhet të jenë në vëmendje të institucioneve që kanë në varësi këto shërbime. Tëheq vëmendjen që për shkak të kësaj situate të krijojnë lehtësi dhe kushte më të favorshme për të përshpejtuar ritmin e shërbimit të emigrantëve shqiptarë” ka theksuar Luan Rama.
 

Ai gjithashtu ka theksuar se shërbimet e policisë kufitare duhet të ofrojnë një shërbim të shpejtë dhe me korrektësi maksimale në mënyrë që të evitohen radhët e gjatë në kufi.

“Tërheq vëmendjen për shërbimet e policisë kufitare dhe të qarkullimit rrugor e doganor dhe gjëndjes civile që të kenë në vëmendje qytetarët shqiptarë të ofrojnë lehtësi dhe të bëhen shërbimet sa më shpejt dhe me korrektësi maksimale” ka theksuar Luan Rama.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›