E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kandidimi për President, jam në garë me idetë dhe me respektimin e sfidave të integrimit të Shqipërisë”

23-12-2011 / Gazeta 55

Fatos Nano: Përjashtimi i Islamit, veprim i papranueshëm – Rama duhet të korrigjojë gabimin

Ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano zhvilloi dje homazhe në ambasadën çeke në nderim të figurës së shquar të ish-presidentit, Haclav Havel, cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Por, krahas nderimit të ish-heroit antikomunist Havel, Nano iu përgjigj interesimit të medias lidhur me zhvillimet më të fundit në skenën politike.
Kështu, duke iu referuar garës së ardhshme për postin e kreut të shtetit, ish-kryetari socialist Nano vlerësoi se “unë nuk besoj në garë me të shkuarën, pasi jam në garë me idetë, në garë me ata që respektojnë integrimin”. Njëkohësisht i pyetur nëse Partia Socialiste do të propozjë emrin e tij për një garë të tillë, Nano deklaroi prerë se “PS nuk ka vdekur”. Ndërkohë që duke ndaluar në vendimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për përjashtimin e deputetit Kastriot islami, ish-kryesocialisti Nano shprehu besimin e tij se “PS do të ketë forca për ta korrigjuar këtë gabim të madh”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›