Fakti/Betohet Bujar Leskaj, si kryetar i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit

23-12-2011 / Gazeta 55
Kryetari i ri i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, u betua në seancën plenare para fillimit nga puna në postin e ri. Një javë më parë Kuvendi miratoi me 70 vota pro, 61 kundër dhe 3 abstenime dekretin e Presidentit të Republikës që propozonte kandidaturën e Bujar Leskajt për kryetarin e KLSH-së. Bujar Leskaj, deputet i PD-së në legjislaturën e kaluar, ka mbajtur postin e ministrit të Kulturës në vitet 2005-2009. Dekretimi i emrit të Bujar Leskajt si kreu i ri i KLSH-së u bë nga Presidenti Topi më 17 nëntor, pas rrëzimit të Sali Shehut, i dekretuar më parë si kandidat për këtë post.