E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthimi i emigrantëve, radhë e gjatë në Kapshticë

Kapshticë- Kthimi i emigrantëve shqiptarë nga Greqia me rastin e pushimeve të verës ka shënuar radhë të gjatë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Sipas burimeve nga kjo pikë doganore mësohet se probleme janë shënuar gjatë natës, ku një numër i konsiderueshëm emigrantësh kanë qenë të detyruar të kalojnë natën jashtë, në pritje të mbylljes së procedurave për të hyrë në atdhe.

Mësohet se shkak për këtë vonesë është bërë pala greke e doganës, e cila nuk e ka ndërprerë punën, por ka punuar me një sportel në dalje. Për këtë, rreth 600 emigrantë kanë qenë të detyruar të rrinë gjatë gjithë natës në pritje.

Radha e makinave ka shkuar në 1.5 kilometër, situatë kjo e cilësuar shqetësuese nga vetë emigrantët, ndërkohë që forcat policore nuk e quajnë alarmante, nisur nga fluksi i emigrantëve që pritet të vijnë.

Nga të dhënat policore bëhet e ditur se në 24 orët e fundit kanë hyrë rreth 3500 emigrantë shqiptare me 1200 automjete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›