E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthime në Indi, 38 të vdekur

Së paku 38 vetë kanë vdekur në një seri shpërthimesh në qytetin Ahmedabad, në shtetin përendimor të Guxharatit, në Indi, ndërsa mbi 100 të tjerë janë plagosur.

Lajmi është bërë i ditur nga policia vendore, e cila njofton se nuk ka ende një bilanc përfundimtar të viktimave të shpërthimeve. Shpërthimet ndodhën në zonën, ku para gjashtë viteve qindra vetë u vranë në dhunën fetare mes hindusëve dhe myslimanëve.

Sipas, korrespondentit të BBC-së në Ahmedebad shumë qytetarë atje nuk dalin nga shtëpitë e tyre sepse kanë frikë nga sulme të tjera.

Disa kanale televizive indiane thonë se kishin marrë email pak para fillimit të sulmeve që pretendonte të ishte nga një organizatë e quajtur Muxhahidinët indian.

Qeveria indiane është shqetësuar se këto sulme do të nxisin dhunën mes komuniteteve në dhe jashtë Guxharatit. Masat e sigurisë janë rritur në qytetet kryesore indiane, ndërkohë që banorët janë në panik nga mundësia e ndonjë tjetër shpërthimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›