Kthimi i pakos!
Nga Ahmet Dursun*
Qengji i vogel rri mendueshem, be-be-ba,
Pse me rri ashtu trishtueshem, be-be-ba?!
Ate nate, ndersa perkundja krevatin blu te djalit tim, nente muajsh, z.Nano tregonte historine roze te Partise Socialiste nen drejtimin e tij.
Eja-eja bashke ne are, tring-tring-tring,
Une mbledh lule, ti ha bar, tring-tring-tring.
Z. Fevziu, padyshim postieri me i mire i televizioneve shqiptare, na e solli pas kaq vitesh ne kutite qe ndodhen ne cdo shtepi. Menyra dhe koha e kthimit te z.Nano, me kujtoi nje ngjarje sa te vertete, aq dhe per te qeshur, qe ka ndodhur kohe me pare ne Irak. Nje terrorist, fillestar ne kete pune, pergatiti nje bombe, e futi ne nje pako dhe e nisi me poste ne objektivin qe kish menduar. Ne pritje te berjes i famshem, pertej majtas, djathtas, para dhe mbrapa te Al Kaedes, krejt papritmas degjoi trokitjen e deres se shtepise. Postieri, me nje vetekenaqesi te dukshme (ashtu si z. Fevziu ate nate) i tha:
Kjo eshte nje pako qe keni nisur kohe me pare, por meqenese nuk ia keni ngjitur pullat e mjaftueshme, u detyrova t'jua sjell perseri!
Terroristi mori pakon, mbylli deren dhe i hutuar qe iu kthye mbrapsht, e hapi. Bomba qe kish dashur ta shperthente ne nje vend tjeter i plasi ne dore! "U mbledhshim ne gezime!"
Para kater vitesh, z. Rama dhe politika e tij e re, e nisen z. Nano ne objektivin qe e quajten pension politik. Shumica e drejtuesve te rinj te Partise Socialiste ishin te bindur se nuk do te kthehej me. Ishin te bindur se malet e larta i krijuan vete dhe vetem disa kodrina i trasheguan nga ish-kryetari. Natyrisht, askush prej tyre nuk e priste qe ne 28 Qershor nga kutite e votimit te "shperthente" nje rezultat i tille, qe do t'ia nxinte fytyren vezhguesve, numeruesve, komisionereve dhe anetareve te Partise Socialiste ne KQZ duke i plakur dhjete vjet per nje muaj.
Pyetjes se z. Fevziu "Ku keni gabuar?" z. Nano i dha pergjigjen me te gabuar (mbase nuk donte ta thoshte kaq troc sa do ta them une). Nje parti politike ngjan me nje restorant. Kryetari eshte shefi i kuzhines, i cili cakton menyne, cmimin, kuzhinieret, kamerieret, pjatalaresit, pastrueset dhe pret klientin (elektoratin) qe ta votoje. Per mua, gabimi me i madh i z. Nano ishte se ne "kuzhinen" e Partise Socialiste, ka lejuar te hyjne njerez me dhembe te vegjel. Mbase nga besimi i tepert, pakujdesia apo neglizhenca ne perzgjedhjen e ketyre njerezve mosmirenjohes, e majta shqiptare fatkeqesisht pesoi nje termet te forte qe rrafshoi me token demokracine e brendshme qe ish krijuar me aq mund.
Nese z. Nano apo kushdo tjeter do te synoje ta ringreje me themele te forta kete bina nga fillimi, duhet te kete shume mire parasysh njerezit te cilet do te punojne ne kuzhine. Ata me dhembe te vegjel, jane punonjesit me te rrezikshem te nje kuzhine. Ata, jane ne gjendje cdo gje ta gerryejne nga brenda dhe ta tregojne perseri te plote. Vazhdimisht pertypen pa bere zhurme, hipin mbi rafte dhe me renien e nje thike pertoke te gjithe hyjne neper vrimat e tyre.
Nese z. Nano apo kushdo tjeter do te vije ne krye te Partise Socialiste, duhet te kete parasysh: te mos beje gabimin qe beri z. Rama duke perjashtuar vete z. Rama; T'ua kontrolloje, bashkepunetoreve te afert, madhesine e dhembeve; dhe te mos lejoje, te heshturit e kater viteve te fundit, te shkruajne neper gazeta me justifikimin se nuk donin te ishin plengprishes te projektit te kryetarit aktual.
Per habi, keto kater vitet e fundit, Z. Berisha e ka permendur shume here me teper sesa vete socialistet, nevojen e nje opozite te forte. Per habi, pas 28 Qershorit, zbulova nje ngjashmeri mes meje dhe z. Rama. Mua, sa here mbaronte shkolla, me hipte nje frymezim i papare per te mesuar. Z. Rama, pasi mbaruan zgjedhjet, i erdhi frymezimi per te bere opozite.
Qingji i vogel, fatos i dashur, be-be-ba,
Shoke per mua tok jane mbledhur, be-be-ba,
Une i vetem u merzita, tring-tring-tring,
Zilja me fton dhe mua te grixha, tring-tring-tring...
*Ahmet Dursun eshte qytetar turk, qe shkruan ne shqip. Kohet e fundit ka botuar edhe romanin "Pena e Gardianit" ne shqip