E Diel, 1 Nëntor 2026

Abuzimi me pronat, gjykata liron dy ish-kryekomunaret



Tirane- Gjykata e Tiranes ka liruar dje, dy ish-kryekomunaret e Kasharit, Faik Fejzo dhe Alfred Sulaj. Vendimi eshte dhene nga dy gjyqtaret Artan Broci dhe Altin Abdiu qe kane vendosur dje, lirimin e dy te pandehurve. Mesohet se Fejzo dhe Sula, kishin depozituar ne Gjykaten e Tiranes, nje kerkese per ulje te denimit me 90 dite. Gjykata e Tiranes ka pranuar kerkesen e dy te denuarve, nderkohe qe ka vendosur lirimin e tyre nga burgu, per sjellje te mire. Alfred Sulaj dhe Faik Fejzo, u denuan nga Gjykata e Apelit Tirane me nga 2 vjet e 8 muaj burg secili. Pas vendimit te dhene nga gjykata, duke perllogaritur edhe kohen e paraburgimit te kryer prej tyre, mesohet se Fejzos dhe Sulajt i kishte mbetur vetem 2 muaj dhe 22 dite per te shlyer. Gjykata pas llogaritjeve te kryera, ka vendosur t'i fale atyre ditet e burgut qe iu kishin mbetur. Faik Fejzo dhe Alfred Sula, u arrestuan ne saje te operacionit te koduar "Kashari 2", me 2 dhjetor te vitit 2007. Hetimet per te pandehurit nisen pas denoncimeve te bera, nga ana e banoreve te Kasharit, per mbivendosjen e pronave te tyre, si dhe kalimi me disa pronare. Pas nje kontrolli te bere nga ana e Kontrollit te Larte te Shtetit ne dokumentacionin e komunes Kashar ne periudhen kohore 2000-2007, rezultoi se ishin kryer abuzime mjaft te medha, nderkohe qe te perfshire ne to, rezultonin tre kryekomunaret Alfred Sulaj, Faik Fejzo dhe Naim Karaj. Pas dorezimit te ketij raporti ne prokurori, hetuesit e Task-Forces nisen hetimet, si dhe pergjimet telefonike, ne ngarkim te tyre.

R.Caushaj

Akuzat

Faik Fejzo dhe Alfred Sulaj, u akuzuan nga Prokuroria e Tiranes per veprat penale te "falsifikim te dokumenteve" nga personi qe ka per detyre leshimin e tyre ne 34 raste, "shperdorimit te detyres", "korrupsioni pasiv i funksionarit te larte shteteror ose te zgjedhurit vendor", "mashtrimit me pasoja te renda", te gjitha keto ne bashkepunim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›