E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthimi i emigrantëve, Burgaj vizitë në 6 pika

Kryepolici inspekton doganat

Drejtori i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj ndërmori një inspektim në pikat doganore për të vëzhguar nga afër fluksin e punës në to dhe zbatueshmërinë e masave të sigurisë. Ndërkohë të dhënat nga pika doganore e Kakavijës tregojnë se deri në mesditën e djeshme rreth 7 mijë persona janë futur në tokën shqiptare. Pala shqiptare në këtë pikë doganore punon me 9 sportele dhe nuk raportohen raste të tejzgjaturave të procedurave. Autoritetet parashikojnë fluks në pikat kufitare deri në fund të këtij muaji, periudhë në të cilën rikthehen në vendet e tyre të punës mjaft prej shqiptarëve që u kthyen në atdhe për të kaluar pushimet verore.
Kryepolici Burgaj është shprehur optimist për punën e efektivave të policisë që shërbejnë në pikat hyrëse të vendit, duke i mbështetur ata me të gjitha pajisjet teknologjike që disponon policia për mbarëvajtjen sa më mirë të kontrollit të automjeteve dhe të qytetarëve që dalin dhe hyjnë në këto pika kufitare.
Veç doganës së Kapshticës dhe asaj të Durrësit, ku gjatë kësaj periudhe është vënë re shtimi i radhëve të automjeteve, në asnjë doganë tjetër nuk janë shënuar probleme të tilla. Burgaj garantoi të gjithë udhëtarët se është marrë kontakt dhe me palën greke, me qëllim që të punohet së bashku për të eliminuar radhët e gjata që krijohen gjatë kësaj periudhe në pikat doganore me Greqinë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›