Kthimi i së kaluarës

Përveç rëndësisë ekonomike, Trepça e ka edhe një rëndësi tjetër për Kosovën. Kjo është e natyrës politike dhe ndërlidhet me sovranitetin dhe integritetin territorial. Rëndësia e Trepçës në integrimi e veriut të Kosovës është e pazëvendësueshme. Prandaj, edhe për këtë arsye, Trepça duhet doemos të jetë në pronës publike në Kosovës. Çfarëdo tjetër aranzhimi në lidhje me pronësinë e saj na dëmton
Nga Vetëvendosje*
Vizita e Princit anglez të Kentit, Michael, u raportua të ketë edhe një qëllim të fshehtë. Sipas gazetës Express Princi kishte ardhur në Kosovë për ta kërkuar Trepçën, bazuar në marrëveshjen për koncesion të cilën anglezët e kishin arritur në vitet 1920 me qeverinë e atëhershme të Nikolla Pashiqit, një prej antishqiptarëve të theksuar të establishmentit politik të Serbisë, apo më saktësisht me djalin e Nikolla Pashiqit.
Asgjë e çuditshme këtu: një pasuri që nuk dekolonizohet, është e pakuptimtë të mos kolonizohet. Dhe Trepça në shumë aspekte është shëmbëlltyrë e nevojës së madhe që ka Kosova për dekolonizim. Kosovës i nevojitet, si asgjë më shumë, kontrolli sovran mbi resurset natyrore dhe kapacitetet zhvillimore, në mënyrë që ta kemi të mundur zhvillimin. Pa këto e kemi të sigurt varfërimin. Se po qe se nuk përfitojmë ne nga pasuritë tona, do të përfitojë dikush tjetër. Qeveria e Kosovës, por edhe ato të kaluarat, nuk janë, e as që kanë qenë, të interesuara që pasuritë e Kosovës të vihen në shërbim të popullit. Dhe është e pritshme që, pasi filluan tia japin ato me koncesion, atëherë në tavolinë shumë lehtë do të vendosen kërkesa tjera për koncesione shtesë. Ndërkohë që mostrajtimi i çështjes së kolonizimit të Kosovës nga Serbia, dhe përmes saj, do të na kthejë në vazhdimin e zbatimit të vendimeve jo vetëm të Millosheviqit, por, tash po shihet, edhe Pashiqit.
Prej vitit 1999 e tutje në Kosovë ka filluar të trumbetohet një perceptim i ndryshëm për Trepçën. Prej se ekziston ajo si ndërmarrje dhe miniera, të gjithë në Kosovë e kanë ditur se Trepça ka pasuri dhe potencial të madh ekonomik. Mirëpo pas 1999 nga pushteti na paraqitej një tregim tjetër na thuhej se Trepça megjithatë nuk është e pasur. Pra fshihej e vërteta për të, për të na e zbrapsur vullnetin që ta mbrojmë atë. Por ja që doli kjo kërkesë e Princit Michael që e ktheu të vërtetën në dritë. Po të mos kishte qenë e pasur dhe me potencial, pse do të interesoheshin anglezët për të, dhe për ta kthyer në vepër një marrëveshje të vitit 1926? A do ti kishin hyrë këtij problemi anglezët pa pasur përfitime? Natyrisht se jo. Dhe kjo kërkesë nuk vjen nga qielli i hapur, ajo vjen pas shumë hulumtimeve gjeologjike të cilat i ka pikërisht një kompani angleze në Trepçpë. Kërkesa tash dhe në këtë kohë nuk është e rastësishme.
Përveç rëndësisë ekonomike, Trepça e ka edhe një rëndësi tjetër për Kosovën. Kjo është e natyrës politike dhe ndërlidhet me sovranitetin dhe integritetin territorial. Rëndësia e Trepçës në integrimi e veriut të Kosovës është e pazëvendësueshme. Prandaj, edhe për këtë arsye, Trepça duhet doemos të jetë në pronës publike në Kosovës. Çfarëdo tjetër aranzhimi në lidhje me pronësinë e saj na dëmton.
(*) Komiteti për ekonomi, Lëvizja Vetëvendosje!, Prishtinë, 8 qershor 2010
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")