E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inva Mula në Kinëpër Shën Valentinme "La Traviata"

PEKIN- Me ardhjen e Vitit të Ri kinez dhe Ditës së Shën Valentinit, Teatrit Kombëtar i Operës së Kinës së Madhe vë në skenë nga data 13 deri në datën 17 shkurt pjesën klasike "La Traviata" në Qendrën e Arteve në Pekin. Ky është një version gjerman i operës së drejtuar nga Henning Brockhaus. Në këtë sezon të ri do të interpretojnë muzikantë të njohur nga e gjithë bota, duke përfshirë baritonin Juan Pons dhe sopranon shqiptare, Inva Mula.

Mula ka thënë se "La Traviata" është vepra që ajo ka luajtur më shumë në karrierën e saj 30-vjeçare. Ajo vjen nga një familje artistësh. I ati saj, Avni Mula, është një nga kompozitorët dhe këngëtarët më të talentuar në Shqipëri. Në vitin 1987 fitoi konkursin "Këngëtarja Shqiptare", më 1988 konkursin "George Enescu" në Bukuresht. Pas katër vjetësh në 1992 fiton konkursin "Butterfly" në Barcelona. Në 1993, merr një çmim në Operalia-n e parë të Placido Domingos në Paris. Ka bashkëpunuar me tenorë të famshëm në operën e Bastille-s në Paris, në Bruksel, në Mynih dhe në Oslo. Në vitin 1996 mori pjesë në operën Medee të Luigi Cherubini-t në Francë. Në 1998 rikthehet në operën e George Bizet "La Jolie fill de Perth". Në filmin "Elementi i peste" në 1997 i jep zërin këngëtares në rol Lucia di Lammermoor në skenën "The Diva Dance". Më vonë ajo luajti në "Ivan IV" të Bizet-it në Paris. Në vitin 2001 ishte e zënë në Itali, ku luajti në teatrin "La Scala" pjesën e Verdit "Falstaff" dhe Riggoleto-n në Arenën e Veronës. Ka marrë pjesë rregullisht në "La Scara" ku luajti Lucia di Lammermoor, La bohème, Manon (2006). Luajti gjithashtu disa herë dhe La traviata-n në qytete të rëndësishme si Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto. Në 2007, ajo do të luaj Norine-n e parë në L'elisir d'amore në Toulouse të Francës.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›