E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Gramy Awards”triumfojnë LadyAntebellum e Lady Gaga

LOS ANXHELOS- Është zhvilluar mbrëmë në Los Anxhelos edicioni i 532-të i ndarjes së cmimeve "Grammy" Grupi country Lady Antebellum dhe Lady Gaga, kanë qënë fituesit më të mëdhenj të çmimeve prestigjoze.

Lady Antebellum, fitoi 5 çmime, duke përfshirë edhe këngën më të mirë të vitit dhe regjistrimin më të mirë me hitin e tyre “Need You Now”. Lady Gaga fitoi 3 çmime duke përfshirë “best pop vocal” për albumin “The Fame Monster”. Repperi Jay Z dhe këngëtari i Soulit John Legend morën gjithashtu nga tre çmime Grammy. Eminemi i cili ishte nominuar për 10 çmime ka arritur të bënte të tijët vetëm 2.
Albumin e vitit e fitoi grupi i kanadez i rrokut Arcade Fire, me “The Surburs”. Kategorinë e “best neë artist”, e mori kengëtarja jazz Esperanza Spalding.

Në eveniment kanë prezantuar performancat e tyre edhe Katy Parry, Rihana dhe Eminem, me “I love the ëay you Lie”, apo Justin Biebber me “Never say never”.

Në festival merrnin pjesë edhe aktorja e njohur Nicol kidman, së bashku me bashkëshotrin e tij, edhe Ëill Smith, i cili shoqëronte të birin në performancën me të riun Justin Biebber. Festivali kulmoi me performacën gjithmonë të çuditshme të Lady Gagës e cila, doli nga një vezë, duke kënduar këngën e saj të re “Born this Way”.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›