Leksaj: Diskutojme per buxhetin, te vije ne salle ministri
Tiranë- Opozita disa herë gjatë seancës së sotme ka kërkuar që të jenë të pranishëm kreu i qeverisë dhe ministri përkatës gjatë kohës që diskutohet buxheti. Kërkesa e parë është bërë nga numri një i grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leksaj, e cila i ka bërë thirrje kryetares së Kuvendit të mbledhë kabinetin.
“Zonja kryetyare, të vijë ministri i linjës dhe kryeministri në seancë, në mënyrë që ne të vijojmë debatin për bxuhetin. Ky është debati më i rëndësishëm që bëhet dhe nuk është aspak serioze që ata largohen nga salla. Aq më tepër në kohën kur për këtë buxhet thotë fjalën e saj opozita”- tha ajo. Të njëjtën gjë e ka kërkuar më pas edhe deputeti Erion Braçe, duke e konsideruar këtë reagim si një mungesë të theksuar serioziteti.