E Diel, 1 Nëntor 2026

Ku është Edi Rama?!

27-06-2011 / Gazeta 55

Kryetari humbës Edi Rama zhduket, në përpjekje për t’i dhënë kohë vetes të hartojë një strategji se si do përballjet me llogarikërkuesit brenda partisë. Dalja në ilegalitet po shoqërohet me braktisjen e “turit të bashkëbisedimeve me bazën”, ndërkohë që po tentohet të shmanget vëmendja e opinionit publik rreth rëndimit të gjendjes së tij psikologjike


Lajmi/S’ndalet shpresa e Edvinit për “anallim loje”, shtyhet Asambleja finale, e planifikuar për me 29 qershor


Zhduket Edi Rama. Zhdukja e tij nuk ka lidhje me vendimin e KQZ-së, i cili konfirmoi fitoren e Lulzim Bashës me 93 vota më shumë për kreun e bashkësi së Tiranës. Por, zhdukja e Edi Ramës ka lidhje me pritjen aspak të dashur e aspak miqësore, që i rezervuan në fillim-fund turin e monologjeve të radhës, përballë drejtuesve e të zgjedhurve vendorë të PS-së. Demonstrimi i injorimit dhe shpërfilljes ndaj Gramoz Ruçit në Lushnje, por edhe “kryqëzimi” në Berat, nga drejtuesit vendorë të PS-së, nuk i mjaftuan Edi Ramës, që fillim-fund turin e monolgjeve në bazë, ta shiste si tur bashkëbisedimi, për të marrë mbështetje dhe ide për qëndrimet në të ardhmen të PS-së. Për pasojë, Edi Rama, duke i lexuar mirë mesazhet e marra në Lushnje e Fier, por edhe në Gjirokastër e Sarandë, si edhe në Berat, ka ditur ti lexojë, siç duhet ato. Në këtë lexim të këtyre mesazheve, ai ka gjetur edhe zgjedhjen tjetër, atë të të pushuarit, si për fundjavë (për ti dhënë kohë vetes), a thua se punët i ka në terezi. Koincidencave të fundjavës që sapo iku, ku nga njëra anë kishim “kryqëzimin” e Edi Ramës nga baza socialiste në turin e monologjeve të tij të radhës dhe nga ana tjetër kishim edhe vendimin e KQZ-së, që konfirmonte Lulzim Bashën, kryetar të ri të bashkisë së Tiranës, Edi Rama i shtoi edhe koincidencën tjetër, atë të të dhënit kohë vetes, që si për fundjavë, të zhduket, për një rikthim bashkë edhe me zgjidhje të mundshme, përballë llogaridhënies politike dhe përballë llogaridhënies financiare, në ballafaqimet e  mundshme të pritshme me “grupet e interesit”, brenda PS-së. Në kushtet, kur Edi Rama nuk po e bën mirë punën si politikan (saktësisht si opozitar), por më keq akoma, kur atij tashmë i janë prerë edhe burimet financiare, nëpërmjet të cilave shpërblente edhe veten edhe mbështetësit, rrjedhojë këto, të humbjes së zgjedhjeve, në mënyrë të përsëritur, shndërrimi i tij si “i panevojshëm”, e ekspozon më shumë përballë rrezikut të llogaridhënies, sigurisht edhe përballë rrezikut të mundshëm të “ekzistencializmit” në krye të PS-së (tashmë që ka humbur edhe bashkinë, burimin më të madh financiar). I bindur tashmë, se turi i paralajmëruar si “tur bashkëbisedimi”, por i shndërruar në një “tur monologu”, Edi Rama në 6 vjetorin e drejtimit të opozitës prej tij, nuk ia ka dalë mbanë “ti ngopë me lugë të zbrazët” as “provincialët” e emëruar apo të zgjedhur të PS-së. I zhgënjyer edhe nga mesazhet aspak të dashur e aspak miqësore, që mori në fillim-fund turin me bazën, Edi Rama është tërhequr, deri në kufijtë e zhdukjes, për ti dhënë kohë vetes, që tashmë që i ka humbur të gjitha përballë kundërshtarit politikë, të përballet me kundërshtarët brenda PS-së. Ndërkohë, për të vazhduar testimin e mbështetjes së bazës, e cila me gjasa, po vjen duke u zvogëluar, Edi Rama “u ka deleguar”, vazhdimin e monologëve të radhës, disa deputetëve “të besuar” të PS-së, të cilët janë shpërndarë, nëpër bazë, më tepër për të siguruar një mbështetje personale, për kryetarin e PS-së, se sa një mbështetje parimore, apo “institucionale”. Nga ana tjetër, si pjesë të kësaj “strategjie” të zhdukjes, në emër dhe për ti dhënë sa më shumë kohë vetes, Edi Rama ka bërë të vetën, “teorinë e dezinformimit”, nga njëra anë dhe “teorinë e ankimit të ankimit” nga ana tjetër. Duke paralajmëruar një përballje me qendrën (jo me bazën) në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, të lajmëruar për në datën 29 qershor, Edi Rama ka filluar dezinformimin, duke “shpërndarë” informacione, që s’kanë lidhje me njëra-tjetrën, sipas të cilave, herr “mësohet” se do të shtyhet mbledhja e Asamblesë së datës 29 qershor dhe herë tjetër “mësohet” se Asambleja (në rast se do të mblidhet në 29 qershor), do të diskutojë për disa udhëzime, për zgjedhjet brenda PS-së, duke u lënë në harresë detyrat e Asamblesë së shkuar, e cila la detyrë, që të “bashkëbisedohet” me bazën dhe konkluzionet të diskutohen në mbledhjen e mundshme të Asamblesë së datës 29 qershor. Me pak fjalë, vetëm bashkëbisedimi me bazën, nuk përmendet më asgjëkund. Përpos kësaj, po gjithmonë për ti dhënë kohë vetes, Edi Rama, ka paralajmëruar që për të justifikuar humbjen e bashkësi së Tiranës, të vazhdojë serinë e animimeve, herë në KQZ, e herë në Kolegjin Zgjedhor, thjesht dhe vetëm, për të fituar diku dy ditë e diku tre ditë, kohë që ia jep “procedura”, që pehlivanët kanë mundësi të konsumojnë në këto ditë të vështira për Edi Ramën.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›