E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ku fle lepuri i pushtetit?

Petrit Qejvani

Kjo frazeologji popullore përdoret zakonisht për të gjetur shkakun ose arsyen pse ka ndodhur diçka e paqartë ose e dyshimtë. Kjo i shkon më së miri edhe situatës së tashme midis pozitës dhe opozitës, ku beteja për reformën zgjedhore duket se do kulmojë kreshendo, veç zgjedhjes së presidentit që në fakt, pavarësisht rëndësisë, nuk ka aq peshë sa zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Është ë vërtetë që ka një lidhje midis zgjedhjes së presidentit dhe reformës zgjedhore, ndonëse jo të drejtpërdrejtë. Kjo se në Shqipëri presidenti, cilido qoftë, nuk ka ndikim në procesin zgjedhor, ndikim që e ka KQZ-ja, organi që tek ne vendos (nuk shpall) fituesin dhe humbësin e garës. Prandaj, pas refuzimit kategorik të pozitës për moskonsiderim të propozimeve të opozitës për reformën zgjedhore, me të drejtë shtrohet pyetja: pse maxhoranca nuk pranon ndryshimet e propozuara prej opozitës, siç janë:

Identifikimi elektronik i votuesve, numërimi elektronik i votimit, procedura e hapjes së kutive të votimit (kur ka kontestime ose dyshime) me kërkesën e dy anëtarëve të KQZ-së dhe rikompozimi i KQZ-së.

Një përgjigje këtyre pyetjeve në tërësi, por sidomos dyve prej tyre, u jep shefi i mazhorancës dhe kryeministër i vendit z. Berisha. Siç ndodh gjithmonë, ai e gjen një shteg, bile kësaj here një shteg apolitikpër të refuzuar kërkesën e drejtë të opozitës, duke folur si teknicien. Ja çthotë ai: Mendoj se rekomandimi i tyre (ODHIR-it) është interesi i parë më i madh i opozitës, se, nëse opozita do siguri në zgjedhje, nuk mund të vrapojë pas opsioneve, të cilat nuk japin siguri, nuk janë të testuara. Numërimi elektronik është një realitet me probleme të pamohueshme. Vërtet Berisha kërkon që opozita të jetë e sigurt në zgjedhje, pra Berisha preokupohet për të mirën e opozitës?! Gati sa sngazëllehet që opozita të dalë sa më mirë në zgjedhje. Në të vërtetë nuk është ë vështirë të kuptosh që pas këtij kujdesi për opozitën, fshihet interesi për veten.

Berisha e di se njerëzit mund të blihen, kurse makinat jo.. Ndërsa për procedurën e hapjes së kutive të votimit Berisha kërkon një vendim që të merret me dy vota për të hapur gjithë dokumentacionin, që do të thotë ti futësh zgjedhjet në një proces të pakthyer. Ka të drejtë, çdo material do hapet, por do jenë gjykatat, që në zhargonin e Berishës do të thotë se nuk do të hapen kurrë. Formalisht  nuk e mbyll shtegun, është në rregull, sidomos me ndërkombëtarët. Por në parim është i larë dhe me opozitën, por jo me të vërtetën, e cila gjendet në kuti. Pikërisht në hapësirën midis ligjit dhe zbatimit të tij luan Berisha. Edi Rama  duhet ta ketë mësua tashmë këtë. Bile për këtë organizoi një aksion opozitar të paparë, por që e zhbëri në fund, nën trysninë e ndërkombëtarëve. Makthi i kutive i lidh fort të dy kundërshtarët, njeri për të parë të vërtetën, tjetri për të mbuluar të vërtetën ose për ta djegur në anë të lumit të Tiranës. Kutitë e votimit janë bërë si kutia e Pandorës. Atje është pushteti ose humbja e tij. Në kutitë e votimit është fati i Berishës dhe i Ramës. Atje fle lepuri i pushtetit…I bindur se nuk ka fituar, Berisha trembet nga hapja e kutive si djalli nga temjani. Prandaj Berisha i ka fobi kutitë, kurse Rama i ka mani kutitë. Kur është në interes të tij Berisha, jo vetëm i hap kutitë, por dhe i shqyen si në rastin e Tiranës. Prandaj pyetjes së fillimit tani i japim edhe përgjigjen: Lepuri i zgjedhjeve fle në kutitë e votimit. Dobësia më e madhe e opozitës deri tani është thyerja e saj dhe mosfinalizimi  i aksionit opozitar. Prandaj opozita, nëse do të vijë në pushtet, nuk duhet të tërhiqet në asnjë mënyrë nga kërkesat e saj e sidomos nga ajo për hapjen e kutive dhe duhet ti rrëmbejë Berishës aleatët e vet, ndërkombëtarët.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›