Pilotët e Rally Albania aksidentohen

Grupi i pilotëve të Rally Albania
Grupi i pilotëve të huaj që po marrin pjesë në etapën e dytë të Rally Albania kanë pësuar një aksident gjatë garës.
Mësohet se, piloti polak Gregori Stefanov është aksidentuar rëndë në zonën e Razmës dhe për rrjedhojë është dërguar për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur edhe pilotët Marin de Yong, Massimo Cavinali dhe Giancarlo Rossini.
Etapa Razëm-Voskopojë është e gjatë 450 kilometra dhe është parashikuar të mbyllet në orët e para të ditës së martë. Rally Albania 2012 nisi zyrtarisht dy ditë më parë nga Piramida për të përshkuar më pas 80 për qind të territorit shqiptar. Në të marrin pjesë rreth 300 pilotë nga 22 shtete të botës. /E.L/