E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto takim me zv/sekretarin e OKB-së

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, është takuar sot me zv/sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, i cili është edhe drejtor i Ekzekutivit UNDOC, Juri Fedotov. Gjatë takimit Haxhinasto vlerësoi këtë vizitë të parë në vendin tonë si shprehje e bashkëpunimit konkret dhe në rritje te bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare dhe zyrës së OKB-së në luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar.

Kjo vizitë, do të shërbejë dukshëm për të dhënë impulse të reja, duke njohur nga afër masat e marra nga Shqipëria në luftën kundër krimit si dhe për të diskutuar mundësinë e thellimit të bashkëpunimit tonë në të ardhmen. Në këtë projekt të përfshihet edhe Kosova gjë që do ta bënte projektin më gjithëpërfshirës duke i sjellë një vlerë të shtuar projektit, u shpreh Haxhinasto.

Ndërkohë, nga ana e tij Fedotov vlerësoi punën dhe angazhimin e qeverisë shqiptare në luftën ndaj trafikut të drogës, qenieve njerëzore si dhe krimit të organizuar. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›