Ku humbi Tirona ime..
TIRANE - Kerkoj ngado Tironen time qytetin ku u linda e rrita qytetin e prinderve e sterstergjysherve te mi. Ja nje porte perballe Shkolles se Kuqe. Eumlshte druri ka cekicin ne forme dore qe sherben si zile tre rreshta tjegulle kafeje mbi ka avlli te bardhe ne dy anet e saj. Ishte identik me porten e shtepise sime nga e cila kemi ruajtur si relike vetem cekicin. Zhvillimi urban evropianizimi plani francez i qendres levizja e lire poliqendrat projekti danez apo austriak... jane konceptet qe po vrasin kujtimet e mia. Sa pak qe ka mbetur nga qyteti im. Me thone ja ku e ke Skenderbeun Ministrite Xhamine e Ethem Beut. Eumlshte tallese dhe qesharake te quhet kjo Tirona ime. Mundohem te gjej kuturu ndonje shtepi karakteristike tiranase te ulet me dy pale shkalle ne hyrje me lugun e gurte nen cezme me druret frutore me hurma fiq kumbulla e rrush zakonisht e jo me carac si ironizohet e zanatcinjte e rakise qe linin menjane kazanet e zierjes. E nga ato shpite gjysme tulle e gjysme qerpic me mure te trashe e shtruar me derrasa si ne tavan e ne dysheme me ato dritare te medha e plot drite.
Me ato avllite e lyera me te bardhe dhe siper tyre xhama te thyer per te siguruar mbrojtjen nga keqdashesit. Ndonje me pus e nje tjeter me magjen ne fund te oborrit me kalldreme qe shkelqenin si pasqyre... Lagje te tera fundosur ne themelet e gjiganteve shumekatesh. Nuk ka me asnje vend ku une te tregoj Tironen time asnje vend. Kujtoj femijerine time. Nonen qe mbante merhaman te bardhe bore ne koke e qe na linte neve dhe gjithe femijeve te lagjes te hipnim e te merrnim kumbulla nga druri i madh deget e se cilit vareshin ne rrugice Si ajo ishin shumica e grave te Tiranes se vjeter. Kujtoj bredhjet tona nga rrugica e Kercikeve te Pazari i Ri e rruga Qemal Stafa bukurine e rruges se Pishes mbushur me shtepi te uleta e dy-kateshe me oborret rregulluar bukur gjyshet qe me fshesa ne dore mbanin akull pjesen para shtepive te tyre. Rruga e Pedagogjikes akoma me interesante...
Sa shemtuar duket nga lart lagjja ime e vjeter. Ka pallate si hunj ndertuar mes shtepive private ndonje pallat 6-katesh i ndertuar ne epoken komuniste e i dale boje tentativa nga pronaret per te ndertuar vila e qe pas ndarjes se prones me te vellane ajo vile smund te quhet ndryshe vecse nje tunel 15 metersh i larte dhe i shemtuar.
Ndertime shtesash kot e me kot cepa rraqe vjetersira. Ja edhe ne vend te shtepise-muze qe ishte me pare te disheza prane ATSH-se eshte ndertuar nje shumekatesh pas zjarrit qe thuhet se i ra gabimisht. Lagjja ime tani perben nje KRIM VIZIV.
Kujtoj lulishten e ministrive aty ku 100 per qind e shqiptareve e kane te fiksuar ne fotot e tyre. E me vone shatervanin ne qender qe na dha nje mundesi tjeter panoramike per fotot tona. Nje qender me hapesira te medha qe mundje te shihje deri te Xhamia e rruges se Kavajes e te ish-Legata Jugosllave Treni e Universiteti e Pazari i Ri. Se di si do te behet edhe pse i kam pare projektet tredimensionale. Jane projekte shume ambicioze ndryshe nga sa jemi mesuar te shohim ne Tirane dhe me siguri them se pamja qe do te marre do jete shume me e mire se kjo qe ka sot nese realizohet nje me nje por di sigurisht qe sdo te kete hapesiren e meparshme. Mund te jete me moderne me ndonje qiellgervishtese me te bukur arkitektonisht se Pallati i Kultures me me shume xhama pasqyre e me me shume ngjyra por sigurisht qe pamja e re sdo te kete te beje me Tironen time. Shallvaret pallatet Agimi Moskatet mund te jene fare mire pjese e ndonje bienaleje me nderthurjen e arkitektures qe gjendet ne to. Pa shkuar ne zonen e Tiranes se Re e te Komuna e Parisit qe nuk gjen me pika orientimi per te kuptuar nga erdhe. Me ato pallate ije me ije pa ndricim te rremujshme te frikshme. Me kujtohet Mapo e madhe perballe shtepise se Kadarese dhe parku gjigant i lodrave per kohen e atehershme qe ne e quanim te varka pasi ishin te vetmet te tilla ne Tirane. Pa harruar te rikujtoj lulishten ne ane te Drinit qe ne mes te viteve 80 u kthye ne nje minipark botanik ndersa sot ne nje objekt futurist shume-katesh i papercaktuar gjom-etrikisht. Ai parku gjigant te rruga e Elbasanit qe niste te kendi i lojerave ku shpesh dilnim me balle te nxire nga shtepia e pasqyrave duke vijuar te bulevardi ku me pas u ndertua Piramida e deri te Universiteti i Tiranes copeza te mbetura te se ciles nuk e ndertojne dot me puzlen pazellin e kujtimeve.
Edhe zona te shtepia e Partise rrugicat me kalldreme e shtepite e uleta me dyer derrase qe per shume e shume vjet u ruajt per te mos u perfshire ne sistemin zhvillim pa kriter tashme e ka humbur lezetin e saj. Jo vetem qe nuk eshte investuar asnjehere si zone muzeale qe eshte por ka humbur dhe cehren e Tirones se vjeter. Megjithate mund te rivihet rregull e te investohet nga Bashkia edhe ne kete stad qe ndodhet.
Qyteti im i ka humbur konvencionet e vjetra. Ne vend qe te thuash takohemi te Kursali themi shihemi te autobuset e Kamzes. Nuk thuhet me te shpia e Cenit te Lakut mjekut ortoped te 500 mije pacienteve por te paidhaqet e Dajkos...
Per dite ngulet ndonje lopate e re duke zhdukur si me mllef cdo gje qe ka mbetur nga e shkuara.
Kjo eshte Tirona jone Tirona e Kontradiktes kendonte dikur kryetari i Bashkise Edi Rama. Po kjo eshte Tirona e kontradiktes por nuk po gjendet me pjese nga Tirona ime. Nga ato lagjet sharmante qe sot mund te ishin pjese e nje zone muzeale ku turistet te takonin edhe te shkuaren tone. Nga ato shtepi te pastra e te mirembajtura qe sot nje mund te ishin kthyer ne lokale karakteristike ku te ofrohej raki rrushi e meze sikurse uzerite e lokalet e ketij tipi ne te gjithe Evropen. Dikush do te thote qe Tirana ska histori se smund ta krahasosh me Romen apo Athinen. Pa diskutim qe nuk kane lidhje. Megjithate te huajt mund te gjenin ne mes te nje kryeqyteti evropian pjese nga kultura osmane gje qe ka qene po aq interesante per ta edhe para viteve 90. Por askush su perpoq ta ruante kete ne nje pjese te qytetit tim. Me merr malli per Tironen time ska mbetur me asgje prej saj. Sot jam nje kryeqytetase si 1 milion te tjere.
G.SH/BalkanWeb