E Diel, 1 Nëntor 2026

Sindroma e tradhtise qe po shoqeron para-karrieren politike te Erion Veliajt

25-09-2010 / Nga Shqipe Xoxi

Tradhtia e dyte e Erion Velise eshte konsumuar perpara nje kamere televizive ku ai u rrefye per gjestin e doreheqjes nga G99. Tradhtia e pare ne politike u konsumua kur ai u largua me turp nga OJQ-ja radikale e majte Mjaft. Sidozot natyrshem lind pyetja a quhet amorale veprimi i Erion Velise per te lene G99 ne meshire te fatit Ai tradhton keshtu miqte e zemres 99-shat Arbian Mazniku Etjen Xhafaj Maklen Misha dhe Ajola Xoxa per tu bashkuar serish ne nje cati me Olta Xhacken miken e vjeter te studimeve dhe sherbimeve ne SHBA. Sigurisht Olta Xhacka me pervoja para-politike si nuse ne shtepine e firmes piramidale Gjallica e kishte te qarte se promovimi i saj cilesor do te ishte i mundur vetem ne Partine Socialiste. Kurse Erion Veliaj i keshilluar te qendronte larg hyrjes direkt nga Mjaft ne PS preferoi te provonte njehere solistin ne nje kor te personalizuar por deshtoi me sukses ne zgjedhjet e fundit parlamentare. Sot G99 eshte ne rruge te madhe gjenerali Veliaj tradhtoi idete politike per oportunizem personal sic beri me pare me largimin nga fondacioni radikal Mjaft. Jetimet e G99 vuajne kompleksin e tradhtise ka mbisundon nen-ndergjegjen e jetimit Veliaj. Kauza e tyre utopike per te reformuar politiken deshtoi turpshem pasi lideri i tyre u shit pruresit me te pare. Atyre ne pikevrojtimin e G99 u mbeten kujtimet e shemtuara te nje aventure te udhehequr nga nje aventurier dhe jo nje lider idesh dhe vizionesh. Erion Veliaj eshte me konformist se anti-konformist qe kujton se eshte jo konformist ndaj trysnise shtypese.
Afermendsh sot eshte i kuptueshem qarku i shkurter Rama-Veliaj pasi edhe pse ka pasur gjithmone ulje-ngritje emocionale midis tyre asnjehere ska pasur perthyerje ose thyerje marredheniesh personale. Taktika e Rames per momentin eshte fushata konsumuese e figurave politike te dores se dyte ne konferenca per shtyp si Shalesi Gjermeni Xhacka a ndonje tjeter duke ruajtur figurat e dores se pare si Blendi Klosi Pandi Majko Damian Gjiknuri Ben Malaj ne frigorifere konservues per nje kohe te dyte per nje moment ku ofensiva me fytyra te reja do krijonte efekt ndryshimi. Mendohet qe fillimi i i protestave revolucionare te tetorit ne prag te fushates zgjedhore per zgjedhjet lokale do te aktivizoje te fjeturit e PS-se si kandidate te mundshem te bashkive socialiste tashme te diskredituara per mungese transparence ne dheniet e lejeve te ndertimit.
Afermendsh ne ekuacionin e Rames njeriu i tij Erion Veliaj eshte nje politikan shume-perdorimesh. Ai gjithmone ka pasur shembull frymezues Edvin Ramem prandaj kapercimi ne nje stad tjeter zhvillimi politike gjen ne nje bashki te madhe. Heshtja tre-mujore e tij ne zhurmen politike flet me shume se cdo tjeter. Heshtja e tij do te thote mos-zhubrosje te figures se tij ne konsumin e perditshem te akuzave politike. Ai e ruan veten te akuzoje ndonje figure te maxhorances pasi vete ka disa llogari te hapura ne prokurorine e Tiranes. Erion Veliaj ende nuk ka dhene shpjegime te qarte dhe te argumentuara se jane zhdukjen nga llogaria bankare fondacionit Mjaft pasi Erion Veliaj ka drejtuar Levizjen Mjaft ish-Fondacionin Mjaft deri ne periudhen shkurt-mars te vitit 2008. Nderkohe qe ai zyrtarisht kishte deklaruar doreheqjen nga ky drejtim qe ne muajin shtator te vitit 2007 mesohet se edhe disa muaj pas kesaj doreheqje saktesisht deri ne periudhen shkurt-mars et vitit 2008 ai i ka njohur te drejten vetes te perdore llogarite bankare te Levizjes Mjaft ish-Fondacionit Mjaft duke u bere edhe per kete fakt objekt i hetimeve nga Prokuroria e Rrethit te Tiranes gjurmet e te cilave po tenton ti fshehe pas zyrtarizimit te nisjes se procedimit penal ndaj tij.
Pertej llogarive te hapura ne Prokurorine e Tiranes eshte se duam te dime cka ka ndermend te beje Erion Veliaj per te ardhmen e organizates se tij politike 99 pasi per te shkuaren e kaluar mund ti falim te gjitha. Edhe shkaterrimin e shoqerise civile dhe aktivizmit rinor keqperdorimin politik demagogjine pozat prej predikuesi fetar qe merr ne emisionet televizive disfaten derrmuese ne zgjedhje me ate rezultat aq qesharak megjithese pretendoi shume duke na bezdisur ne fushate etj. Edhe pse megaloman ne menyre te te shprehuri si nje aktivist i deshmitareve te Jehovait ai eshte anetari baptisteve per te kuptuar besimin e tij te njellojte si pastori baptist Terry Jones ne Amerike i cili desh dogji librin e shenjte te Kuranit.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›