E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teknika bolshevike per ti bere puc maxhorances

25-09-2010 / Redaksionale

Edi Rama doli metaforikisht lakuriq. Ministri i Ekonomise dhe i Energjetikes Ilir Meta nxori ne drite te diellit oferten e zeze te Edvin Rames per ti bere nje puc parlamentar qeverise Berisha dhe krejt maxhorances duke premtuar ministri me shumice per ata qe tradhtojne zgjedhjen e sovranit ne 2009-n. Plani i Rames ishte aq i thjeshte sa edhe banal sepse konsistonte ne votimin kunder papritur dhe pa asnje shkak te LSI-se ne dem te maxhorances. Pavaresisht idese provokuese sjellja e Partise Socialiste ne kulima kafenesh ku emisare te Rames ofrojne pazare a ministri jo vetem Dritan Priftit por edhe deputeteve te tjere te maxhorances per te rrezuar qeverine eshte e turpshme. Edi Rama ka hapur keshtu merkaton e deputeteve qe votojne kunder maxhorances ne parlament duke premtuar parajsa te virgjera per te ardhmen. Dhe per rrjedhoje konfirmohet edhe njehere tjeter shtytja shtinjake e opozites shqiptare per te ardhur ne pushtet nepermjet teknikave te sofistikuara sovjetike.
Krye-socialisti Rama tentoi ngjitjen e kupoles se qeverise me makinacione makiavelike te blinte vota per nje puc institucional. Mirepo te mashtrosh nje popull te tere teksa leshon kushtrimin per te dale ne protesta packa se njekohesisht komploton me poziten kjo perben perbuzjen e nje kauze. Edhe ne kete rast defteu shtytjen ndaj kulimave politike me shume se argumentim te ideve politike. Aventura per te mashtruar njerezit e LSI-se me premtime te majme deshmoi vendosmerine e opozites socialiste per te marre pushtetin me cdo lloj menyre qofte kjo amorale apo anti-demokratike. Sepse ne fund te fundit po flasim per demokracine e ligjshme qe ka Shqiperia dhe jo per lojera me grupe sabotatore me puciste dhe jo puciste. Demaskimi i planit te Rames per te rrezuar qeverine zhduk perfundimisht kerkesen e tij per transparence apo drejtesi pasi drejtesia dhe transparenca nuk gjenden ne basifondet e zullumeve politike.
Sidoqofte Eduard Luttvak ne sproven Strategjite e grushteve te shtetit thekson hellipnuk eshte e nevojshme qe ai qe organizon nje puc te kete me vete shume njerez pse mjafton disa faktore kyc per te realizuar planin. Nje puc mund te behet edhe me infiltrimin e pak personave ne institucione kyc ne rastin tone do te ishin njerezit e LSI-se per te kufizuar pushtetin nga vendimmarrja. Grupet e interesit do te dezinformojne qellimet e shumices. Keshtu qe opozita do ta kishte me te lehte te identifikohej si shpetimtarja e vendit.
Nuk eshte hera e pare qe PS-ja investohet ne teknika bolshevike per te permbysur nje regjim kundrejt pak pazareve te ngushta. Gjenerali kinez Sun Tsu ne doreshkrimin e tij Arti i luftes shkruan se te fitosh njeqind here ne 100 beteja nuk eshte prova supreme e aftesise. Te nenshtrosh ushtrine e kundershtarit pa luftuar eshte prova supreme. E marre ne kete rast gjeneral Rama edhe pse ska fituar nje beteje politike te rendesishme tenton te fitoje pa luftuar duke premtuar nepermjet emisareve ministri ne te ardhmen e afert ose te larget d.m.th kur te vijme ne pushtet do te hani me luge floriri. Deshira e liderit socialist per te prodhuar politike me marreveshje kulte per te ndare pushtet eshte para-politike e paster.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›