Per cfare duhet te pyetet Mahmoud Ahmadinexhad
Ardhja e Mahmoud Ahmadinexhad ne Nju Jork per asamblene e pergjithshme te OKB-se ka sjelle nje vale te paparashikueshme te interesit te medias. Presidenti shume i diskutuar i Iranit ka bere intervista me disa gazetare me pervoje ne SHBA si Kristiane Amanpour Carli Rose dhe me Lari King. Ahmadinexhad po i gezon keto momente pasi ai eshte i prirur te perdori cdo mundesi per te publikuar planet e tij politike. BBC madje shkoi aq larg sa e quajti ate nje mjeshter te tjerrjes te tjeret thone se ai eshte bere me i rafinuar. Tani debati qe po zhvillohet eshte se perse gazetaret me pervoje mezi po arrijne te kapercejne mbrojtjen e tij ne menyre qe ti nxjerrin dicka te re nga goja e tij. Nje arsye eshte se intervistuesit nuk jane ne gjendje te largohen nga nje grup i caktuar pyetjesh dhe mendimi i tyre personal per Ahmadinexhadin. Ata kane tendence per te perseritur te njejtat pyetje ku lideri i Iranit duke i degjuar vazhdimisht eshte bere mjaft i afte per ti pergjigjur atyre. Disa gazetare nuk mbeshteten ne faktin se qe nga vendosja e sanksioneve kunder Iranit Ahmadinexhat ka perseritur vazhdimisht se kerkon te bisedoje me SHBA-ne ne lidhje me nje marreveshje te re berthamore. Absurdi qendron ne faktin se kur ai vazhdon te pohoi vazhdimisht nje gje te tille ata serish e pyesin ate ne qofte se do ta beje nje gje te tille apo jo. Ahmadinexhad ka ecur perpara gjate gjashte muajve te fundit dhe ka dizajne te reja per tre vitet e mbetura te presidences se tij. Mund te argumentohet se keto jane llojet e temave qe duhet te merren me shume ne konsiderate gjate intervistave televizive globale ne qofte se duam te shmangim nje tjeter diktator rajonal. Ahmadinexhad eshte presidenti me i ashper i krahut te djathte ne Iran qe nga formimi i Republikes Islamike ne vitin 1979. Qe prej zgjedhjeve te diskutueshme presidenciale te 2009 ai ka levizur me tej ne te djathte te cilen e ka kombinuar me nje apel per te rinj. Mesa duke ai eshte i edukuar me nje doktrine te re fetare nacionalizmi per te terhequr te rinj. Ndersa me pare stresi i tij ishte i fokusuar mbi Islamin tani ai po larteson rolin e Iranit si bastion i vertete i kultures islame. Intervistat e tij ne SHBA reflektojne pikerisht kete ambicie. Rajonalisht ai thekson nocionet e vjetra historike te vellazerimit te vendeve persisht-folese dhe shteteve islamike te rajonit. Me rikthimin e cilindrit e Kyrusit ne Iran nje tekst i shkruar ne emrin e mbretit persian Acemenid i njohur ndryshe si Kyros i Madhi Ahmadinexhad e ka krahasuar veten me Kyrosin duke e renditur veten ne rradhet e mbreterve iranian. Para kesaj ai e ka krahasuar veten me udheheqesin nacionalist me popullor ne Iran Mohammad Mossadeq i cili shtetezoi puset e naftes pas Luftes se Dyte Boterore. Ne javet e fundit ai ka ngritur ne nivele te papara stilin e tij konfrontues kunder klikeve sunduese ne Iran. Javen e kaluar ai deklaroi ne kundershtim te drejtperdrejte me Kushtetuten e Iranit se eshte numri dy i pushtetit ne Republikes Islamike pas udheheqesit suprem dhe ai do te jete personi qe do te percaktoje fatin e vendimeve politike. Duke u shprehur ne kete menyre ai vuri ne dyshim fjalet e themeluesit te Republikes Islamike Ayatollah Khomeini i cili vuri mbi te gjitha pushtetet parlamentin. Rivali i tij konservator kryetari i parlamentin Ali Larijani i kujtoi Ahmadinexhatit se parlamenti do te qendroje deri ne fund kunder diktatoreve. Ai paralajmeroi kunder doktrines se re te Iranit dhe talli liderin iranian duke i thene se ky lloj diskutimit nuk eshte per ne nivelin e juaj. Megjithate nuk duket se keto e kane ndalur Ahmadinexhadin. Ahmadinexhad ka zemeruar udheheqesin suprem diplomatet iranian dhe parlamentin duke sjelle afer tij me shume nga ish koleget e tij te IRGC-se Korpusi i Rojeve Revolucionare duke krijuar kater vende te vecanta per keshilltar me mandate te ekzekutivit ne menyre qe politiken rajonale te Iranit ta vendos nen kontrollin e tij. Ai emeroi Esfandiar Rahim-Mashaei si perfaqesues te tij te posacem ne Lindjen e Mesme. Rahim-Mashaei eshte mik i tij i shkolles dhe koleg ne milicine e Basijes dhe Korpusit te Rojeve Revolucionare IRGC dhe tani eshte duke punuar ngushte ne kete doktrine te re te Iranit. IRGC vazhdon ta mbeshtes . Ajo e ka perkrahur ate ne shtypjen brutale qe iu be opozites pas zgjedhjeve te kontestuara. Per me teper kjo organizate e fuqishme e zemeruar me sanksionet denuese te nderkombetareve ka definuar ambiciet e saj rajonale dhe ka shfaqur fuqine e saj ushtarake ne muajt e kaluar. Pasojat rajonale te ketyre ambicieve jane te pershkruara ne nje studim te koheve te fundit te aftesive ushtarake te Iranit duke treguar se Irani ka zhvilluar nje perzierje ushtarake te gjere te forcave te tokes ajrit dhe aftesite detare qe mund te kercenoje fqinjet e saj duke sfiduar SHBA-ne dhe vendet e tjera te Lindjes se Mesme. Keshtu spektakeli i Ahmadinexhadit ne intervistat televizive ne SHBA nuk duhet te shihet lehte. Ajo duhet te jete ne kontrast me faktin se ai ka me shume se 50 gazetare te burgosur ne Iran. Per derisa jane dokumentuar me mire se kurre abuzimet serioze me te drejtave e njeriut nuk duhet te lejohet qe ai te ike me pretendimin e tij qesharak se ne Iran te gjithe jane te lire dhe as nuk duhet te lejohet te bej lojra fjalesh me ceshtje qe kane rendesi nderkombetare.