E Shtunë, 31 Tetor 2026

Panariti uron Klinton per pavaresine e SHBA-se

Ministri i Punëve të Jashtme z. Edmond Panariti uroi sekretaren amerikane të shtetit znj. Hillari Klinton, me rastin e 236 vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve. Në një mesazh drejtuar zonjës Klinton, Ministri Panariti nënvizoi se Qeveria Shqiptare e vlerëson lart mbështetjen e vazhdueshme të dhënë nga administrata amerikane dhe personalisht nga zonja Klinton për reformat në Shqipëri. Ai theksoi se marrëdhëniet shqiptaro-amerikane janë më të mira se kurrë, dhe se shqiptarët janë krenarë të qëndrojnë krahë për krahë SHBA-ve, si miq dhe partnerë në promovimin e demokracisë, sigurisë dhe prosperitetit. Falë përpjekjeve të përbashkëta, hapa të rëndësisshme janë marrë dhe në forcimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkan, thekson z. Panariti në mesazhin e tij për znj Klinton.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›