Nano uron pavaresine e SHBA-se

Ish-kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano përmes një mesazhi ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai shprehet se kjo është një ditë tepër e rëndësishme sepse shënon ditëlindjen e Vendit të lirisë dhe të demokracisë kontemporane, i cili ka transformuar e vazhdon të ndryshojë botën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, duke përcjelle e inkurajuar modelin efikas të funksionimit të vlerave e parimeve themelore të Perëndimit. Nano shprehet se SHBA janë shteti, janë vendi që sot festojnë Pavarësine e tyre dhe shqiptarët në partneritet me ta, festojnë shkëlqimin dhe rritjen e fuqisë së tyre si përçues të vlerave më të larta për një botë me demokratike. Ai thekson se SHBA janë aleati më i madh strategjik kombëtar, rajonal dhe global për gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë. Zoti Nano shprehet se shqiptarët u janë mirënjohës SHBA për mbështetjen e pakursyer dhe parimore që i kanë dhënë kombit dhe vendit tonë në çdo ditë e vit të këtyre 100 vjetëve të ekzistencës së shtetit shqiptar. Në këtë frymë, Nano thotë se shqiptarët kërkohet që ta meritojnë këtë partneritet strategjik kombëtar, rajonal dhe global të SHBA, jo vetëm historikisht, por edhe për sfidat aktuale dhe të së ardhmes!
Por, zoti Nano shprehet se kjo gjë është e vështirë nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha. Sipas tij, fatkeqesisht verehet se Kryeministri Berisha vazhdon të spekulojëe me kinse luajalitetin e tij ndaj SHBA dhe Partnerëve të tjerë Europianë, ndërkohë që ai në të vërtetë është treguar kokëfortësisht i paaftë dhe i pavullnetshëm për të kryer këto detyra të shtëpisë, ndaj vazhdon t'i lërë partnerët amerikanë me këshillat dhe programet e tyre për Shqipërinë prapa derës dhe prapa listës!
Sipas tij, Sali Berisha konkurron veç me veten dhe me shëmbëlltyrat e dobëta të tij, si brenda mazhorancës, ashtu edhe në opozitën e paaftë dhe apatike të Edi Ramës!
Lideri historik i së majtës shprehet se Sali Berisha e ka të pamundur të konkurojë me Opozitën e Bashkuar në vend dhe se bashkimi i Opozitës është domosdoshmëri politike dhe historike në mënyrë që në të gjithe faktorët dhe aktorët opozitarë së bashku ta rikthejmë Shqipërine në axhendën e zhvillimit dhe integrimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm në realitetet, standardet dhe vlerat euroatlantike.