Ku qëndron suksesi i fondeve të Romnit?
Suksesi i Mit Romnit në mbledhjen e fondeve në vlerë prej qindra miliona dollarëve në garën më të shtrenjtë presidenciale në SHBA, mund t`i ketë rrënjët pjesërisht në një projekt të fshehtë të të dhënave minerare që shoshit informacionet personale të amerikanëve, përfshirë historinë e blerjes dhe pjesëmarrjen në kishë, për të identifikuar donatorët e rinj dhe të pasur, ka mësuar agjencia e lajmeve Associated Press.
Fati i zgjedhjeve mund të varet nga ajo se kush mbledh më shumë para.Në tre muajt e kaluar, Romni ka tejkaluar Obamën në mbledhjen e fondeve. Për projektin e të dhënave të minierave, Romni ka punësuar në heshtje që nga qershori, një kompani pak të njohur, por të suksesshme analitike.
Përpjekja nga Romni duket të jetë shembulli i parë i një fushate politike të tillë, që përdorë analiza të gjëra të të dhënave.