Tragjedi në Kinë, tre të vdekur nga shembja e urës

Ekonomia e Kinës vazhdon të rritet, por me shpejtësi të rrezikshme- siç tregojnë këto fotografi- infrastruktura e vendit gjigant është mjaft e ngarkuar tani.
Të paktën tre persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur kur kjo urë në autostradën e provincës Heilongjiang në veri lindje të Kinës u rrëzua dje duke i rrëzuar katër kamion të mëdhenj nga një lartësi prej 30 m.
Tragjedia vjen vetëm dhjetë muaj pasi janë ndërtuar këto rrugë të mëdha, dhe është aksidenti i dytë që ndodhë në këtë provincë brenda kësaj jave, ku tragjedia tjetër ndodhi në transportin hekurudhor, ku një tren ishte rrëzuar nga hekurudha.