Talibanët vrasin tre ushtarë afganë

Zyrtarët në Afganistan thanë se kryengritësit talibanë kanë qëlluar për vdekje tre ushtarë afganë pasi i kishin rrëmbyer ata në Afganistanin lindor.
Shefi për hetimet kriminale në policine e provincës Paktia tha se kryengriëtsit i kanë rrëmbyer ushtarët ndërsa po shkonin në qytetin Ahmed Khil.
Ai tha se trupat e ushtarëve, që nuk ishin në detyrë zyrtare dhe po vizitonin familjet, janë gjetur të shtrirë në një rrugë.
Statistikat zyrtare tregojnë se më shumë se 850 ushtarë afganë dhe policë janë vrarë në katër muajt e parë të këtij viti.