E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ku shkuan 3 milon eurot e BE-së për romët?

rometZbardhet lista e OJF-ve që përfituan rreth 3 milion euro nga Bashkimi Europian për ndihmë ndaj komunitetit rom. Pjesa më e madhe e tyre ka shkuar për ndërgjegjësimin, PNUD ka marrë  rreth 1.5 milionë euro.

Vitet e fundit Bashkimi Evropian i ka kushtuar vëmendje të veçantë integrimit social të komunitetit rom dhe egjiptian në të gjitha vendet e ndryshme të Ballkanit Perëndimor.

Me një total prej 12 projektesh të zbatuara nga viti 2008 e në vazhdim, në Shqipëri janë investuar mbi 3 milionë Euro. Dy nga këto projekte janë financuar përmes programit CARDS (Asistenca Komunitare për Rindërtim, Zhvillim dhe Stabilizim), tre projekte me fonde nga IPA (Instrumenti për Para-Aderimin) 2009, njëri përmes IPA 2011 dhe gjashtë projekte janë zbatuar përmes EIDHR kombëtare dhe ndërkombëtare, ndërsa në një rast projekti është zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), thuhet në përgjigjen dërguar gazetës Dita nga BE.

Delegacioni i BE-së në vendin tonë bën të ditur se synimi i përgjithshëm i projekteve ka qenë përfshirja e romëve dhe egjiptianëve në jetën sociale të komuniteteve përmes shërbimeve arsimore, trajnimit profesional, rritjes së ndërgjegjësimit mbi të drejtat e njeriut, regjistrimit në gjendjen civile, aksesit në shërbimet sociale dhe përkujdesjes për fëmijët.

Shpërndarja gjeografike e këtyre projekteve mbulon rajonet e Beratit, Durrësit, Elbasanit, Fierit, Gjirokastrës, Korçës, Pogradecit, Sarandës, Shkodrës, Tiranës, Vlorës. Propozimet përzgjidhen nga Komision Vlerësimi i përbërë nga ekspertë kombëtarë dhe ndërkombëtarë si nga Komisioni, ashtu dhe të rekrutuar nga jashtë. Përzgjedhja e propozimit bazohet në kritere specifike të përcaktuara në thirrje, ku përfshihen: Kapaciteti financiar dhe operativ i organizatës; rëndësia e propozimit për objektivat e thirrjes për propozime; prova se veprimtaritë e propozuara janë të përshtatshme etj

E megjithatë, 3 milion eurot për ndërgjegjësim  dhe trajnim nuk kanë dhënë rezultatin e duhur për romët , ndërsa për OJF-të, nuk  e dimë./A.XH

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›