E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ rrëzon kërkesën e PS-së për Qarkun e Beratit

Sipas vendimit të marrë nga ky komision, kërkesa e PS-së është e pa bazuar në ligj dhe në prova. Partia Socialiste ka kërkuar rivlerësim të qendrave në Komisione Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve numër 1 dhe 2 në këtë Qark.

Në seancën ku u shqyrtua kjo kërkesë nuk ishte e pranishme Dëshira Subashi, nënkryetarja e KQZ-së, e cila përfaqëson PS-në. Ajo e ka braktisur seancën pas debateve të ashpra me përfaqësuesin ligjor të Partisë Demokratike Njazi Kosovrasti.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›