Kuçi-arabëve: Njohja e Kosovës, i shërben paqes
Gjatë takimit, Kuçi ka njoftuar deputetet e tri shteteve arabe rreth gjendjes në Kosovë dhe ka theksuar ndërtimin e shtetit modern dhe demokratik si faktor stabiliteti në rajon dhe më gjerë. Në emër të Qeverisë së Kosovës ai ka shprehur mirënjohjen për katër shtetet arabe që deri me tani kanë njohur Kosovën dhe kërkoi nga 18 shtetet tjera arabe të cilat ende nuk e kanë njohur vendin tonë ta bëjnë këtë sa më shpejt. Njohjet nga këto shtete nuk dëmtojnë askënd, përkundrazi i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në botë, është shprehur z. Kuçi.
Kuçi njoftoi delegacionin e shteteve arabe për kërkesën e Qeverisë së Kosovës drejtuar shteteve arabe për njohjen e Kosovës. Duke falënderuar deputet arab ka premtuar se Kosova është e përkushtuar të vazhdojë kontaktet dhe bashkëpunim e mëtejmë me botën arabe.
Zëvendëskryeministri kosovar ka kërkuar nga delegacioni i shteteve arabe që të kuptojnë kërkesat e qytetarëve të Kosovës dhe të kuptojnë se perceptimi për ish Jugosllavinë duhet të ndryshoj nga e kaluara. “Rajoni dhe ish Jugosllavia tani janë krejtësisht ndryshe”, ka thënë mes tjerash z. Kuçi.
Alaa Makki Abdul Razzak, z. Gamal Zahran dhe z. Oraib Muhammad Altrawi janë falënderuar për pritjen në Kosovë. Ata janë shprehur se gjatë qëndrimit këtu janë njohur me zhvillimet dhe situatën në Kosovë dhe kanë premtuar se në vendet e tyre do të angazhohen për të nxitur qeveritë e vendeve të tyre që sa më shpejt të marrin vendim për njohjen e shtetit të Kosovës.