Fier, mbytet në rezervuar një 16-vjeçar
Dëshmitarët pranë zonës bënë të ditur se adoleshenti është futur në ujë për t’u larë dhe nuk ka dalë më i gjallë prej andej. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e mesditës.
Polumbarë nga Tirana janë nisur në drejtim të Fierit, për të nxjerrë trupin e pa jetë, i cili është zhytur në thellësi të rezervuarit. Viktima me iniciale M. I ishte nga lagjia “Ofiçina e vjetër” e Fierit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe forcat e policisë. Trupi pa jetë i të riut është gjetur pas katër orësh kërkimi.