E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, nis seanca dëgjimore ndaj “terroristëve”

Në këtë seancë një gjykatës federal do të vendosë nëse të arrestuarit, duke përfshirë kosovarin Hysen Sherifi, do të lirohen me kusht apo jo. Avokatët e të akuzuarve kanë kërkuar më shumë kohë në mënyrë që të përgatiten më mirë. Në seancën dëgjimore pritet që prokurorët federalë të paraqesin fakte, duke ftuar edhe agjentë të FBI-së të dëshmojnë për akuzat ndaj grupit. 

Në mënyrë që të mbahen në burg përderisa e presin gjykimin, prokuroria duhet t’i dëshmojë gjykatës se personat e arrestuar janë të rrezikshëm, ka thënë gjykatësja e Karolinës Veriore, Kieran Shanahan. Kohavision ka raportuar të mërkurën nga Gjilani, se Hysen Sherifi që vinte shpesh në Kosovë, në xhaminë në qendër të qytetit fliste shpesh për xhihadin, dëshirën për t’u sakrifikuar për Islamin dhe për të luftuar kundër amerikanëve në Irak dhe në Afganistan. (ktv/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›