Decentralizimi vazhdon në vitin 2010
McGuffie, në një intervistë për gazetën “Danas”, ka shpjeguar se procesi i bartjes së kompetencave në komuna bazohet në vlera evropiane dhe ka të bëjë me të gjitha komunat në Kosovë.
Ai ka thënë se përqendrimi më i madh është te çështja e formimit të pesë komunave të reja dhe zgjerimit të një komune ekzistuese. Sipas McGuffiet, qëllimi është që ato të formohen në mënyrë kualitative dhe të qëndrueshme – dhe jo sa për t’i përmbushur afatet.
“Momentalisht ndodhemi në fazën e bisedimeve me kandidatët për ekipet përgatitore të komunave. Një ekip tashmë është emëruar, për komunën e Kllokotit. Shpejtësia e përparimit në krijimin e komunave të reja do të varet nga secili ekip veç e veç, sikurse edhe nga kushtet në terren”, ka thënë ai.
I pyetur ndërkaq, se si e sheh ICO propozimin e Beogradit që zbatimi i decentralizimit të bëhet nga ndonjë organizatë neutrale ndaj statusit të Kosovës – dhe të hiqet dorë nga Plani i Ahtisaarit si dhe të gjendet një zgjidhje e re? – McGuffie është përgjigjur shkurt dhe qartë: “Ky opsion nuk ekziston”. (telegrafi/start)