Kuajt e betejës së Berishës
Ndarja e votave pothuaj në mënyrë të barabartë mes së majtës e së djathtës shqiptare në 8 vjetët e fundit të krijon përshtypjen se secili krah ka një elektorat solid, i cili nuk i ndryshon preferencat në votime, pavarësisht nga ofertat që bëjnë krahët respektivë në fushatat zgjedhore. Ndërsa kalimi i pushtetit nga njëri krah te tjetri duket se varet vetëm nga makinacionet me sistemin zgjedhor apo nga marrëveshjet e nëndheshme mes aktorëve kryesorë të politikës.
Por, pas kësaj makro tabloje, fshihet një mikro tablo tjetër. Sipas një sondazhi të kryer në prillin e 2008-ës, rezultonte se vetëm 76% e votuesve u kishin mbetur besnikë në votim krahëve respektivë (të majtë ose të djathtë), ndërsa 24% kishin ndërruar krah, ose nuk kishin marrë pjesë rregullisht në votime që nga vera e 2001-shit.
Duke qenë i vetëdijshëm për këtë realitet, Berisha e ndërtoi fushatën e tij të 2005-ës në një mënyrë të tillë që të shënjestronte votuesit e lëkundur. Për të fituar votën e tyre, ai përdori dy kuaj beteje: 1- Krijoi KOP-in me ekspertë të rinj të arsimuar në perëndim; 2- Përdori sloganin "Me duar të pastra" si lajtmotivin e fushatës elektorale. Nëpërmjet kalit të parë të betejës, ai arriti të zbuste te votuesit e lëkundur imazhin e partisë së tij si një parti militantësh agresivë, ndërsa me të dytin, ai shfrytëzoi pakënaqësinë e akumuluar nga qeverisja e korruptuar e Nanos. Si rezultat, koalicioni i udhëhequr prej Berishës mori votat e elektoratit solid të djathtë, si edhe një pjesë të elektoratit të lëkundur. Dhe falë edhe përçarjes së të majtës dhe mekanizmit të Dushkut, koalicioni i tij siguroi 75 mandate parlamentare.
Në katër vjetët që pasuan fitoren e Berishës më 2005-ën, të dy kuajt e betejës që ai kishte përdorur për ta realizuar atë rezultuan çalamanë. Anëtarët e KOP-it zunë poste të larta në administratën shtetërore dhe KOP-i praktikisht u shpërbë - asnjë mbledhje e tij nuk u realizua më dhe asnjë politikë e re e formuluar prej tij nuk u lançua. Ndërsa slogani i qeverisjes me duar të pastra u sfumua nga tymi i Gërdecit dhe pluhuri i rrugës Durrës-Kukës, në të cilat, me shumë gjasa, biri biologjik i Berishës dhe biri shpirtëror i tij, respektivisht, ishin përzier.
I vetëdijshëm se nuk mund t‘i përdorte më kuajt e betejës që kishte përdorur më 2005-ën, Berisha i ndryshoi ata më 2009-ën. Inaugurimi i rrugëve të reja u bë kali i tij i ri i betejës në fushatën e fundit zgjedhore. I nënkuptuar gjatë fushatës së inaugurimeve ishte slogani: "Ne vjedhim nga pak, por edhe punë bëjmë". Dhe duke gjykuar nga rezultatet e zgjedhjeve, mund të thuhet se koalicioni i udhëhequr prej Berishës i mori votat e elektoratit solid të djathtë, si edhe një pjesë të elektoratit të lëkundur. Dhe përsëri, falë edhe përçarjes së të majtës dhe sistemit zgjedhor, koalicioni i tij siguroi një mandat tjetër qeverisës.
Por edhe kali i fundit i betejës së Berishës po rezulton çalaman. Dikush që udhëton në rrugën më të trumbetuar nga qeveria, atë Durrës-Kukës, e kupton se kjo rrugë nuk duhej të ishte vënë në shfrytëzim para zgjedhjeve të 28 qershorit. Segmente të tëra të saj janë akoma duke u ndërtuar dhe sinjalistika mungon pothuajse fare. Si rezultat, udhëtimi nëpër të, më e pakta, ta nxin jetën, dhe më e shumta, ta merr fare atë. Gjithashtu, dikush që ka udhëtuar në autostradën Dubrovnik-Zagreb, ndërtuar nga konsorciumi "Bechtel-Enka" (i njëjti që po ndërton segmentin Rrëshen-Kalimash), e kupton se sa shtrenjtë u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rruga e re e iniciuar prej Berishës, e cila nuk është më e vështirë për t‘u ndërtuar se ajo kroate.
Problemi i rrugëve të inauguruara, por të papërfunduara, nuk është i lokalizuar vetëm në korridorin Durrës-Kukës. Kështu, dikush që udhëton në rrugën e sapoinauguruar Pogradec-Korçë duhet të tregohet i kujdesshëm kur i afrohet Maliqit, sepse aty rruga nuk është e përfunduar. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për rrugën Shkozet-Kavajë, Vorë-Gjiri i Lalëzit, Dhërmi-Sarandë, si edhe shumë rrugë të tjera.
Duke gjykuar nga premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale, duket se kali i betejës së Berishës në zgjedhjet e ardhshme do të jenë ujësjellësit. Por ndryshe nga premtimet për duar të pastra apo inaugurimet e rrugëve, për të cilat mund të gënjehet në spotet televizive, ujësjellësit janë diçka e prekshme për çdo votues. Sado ujësjellës të inaugurohen, votuesit e lëkundur mund të binden për realizimin e premtimit të Berishës vetëm në qoftë se në shtëpitë e tyre vjen uji pa ndërprerje...