Ministritë, para vetëm për rojat
Ndalimi i investimeve pas datës 3 gusht, si masë për të stabilizuar financat e shtetit, detyron ministritë të bëjnë tenderë vetëm për rojat private të godinave. Vendimi u jep të drejtë institucioneve qendrore të prokurojnë vetëm fondet për shërbime automjetesh, pajisje elektronike apo ruajtjen fizike të ambienteve. Për të parë nëse po zbatohet vendimi i qeverisë, gazeta vëzhgoi të gjithë tenderët që u zhvilluan pas datës 3 gusht dhe të tjerat në vijim. Përveç dy rasteve, të gjitha ministritë e kanë ndaluar planin për të bërë investime. Atyre nuk u mbetet shumë për të shpenzuar, pasi fondet për punë publike do të rialokohen, për t‘u rishpërndarë në shtator, tek ato projekte që kanë ecur më shumë.
Rastet
Mjaftojmë të përmendim disa raste konkrete, që u përkasin njoftimeve të bëra në ditët e fundit për zhvillim tenderi. Kështu, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, ka vendosur në dispozicion 480 mijë lekë të reja (pa TVSH), për ruajtjen me roja private të godinës qendrore deri në fund të vitit, duke njoftuar tenderin në fund të gushtit. Një tjetër ministri, ajo e Shëndetësisë, po në muajin gusht, kërkon roje private ruajtjen e institucionit, duke vënë në dispozicion fondin limit prej rreth 620 930 lekë. Ky shërbim duhet të ofrohet deri në fund të vitit. Aktualisht, Ministrisë së Shëndetësisë, ashtu si edhe të tjerave, i ndalohet të kryejë shpenzime për investime. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së
Konsumatorit, e cila mbulon nevojat për sektorin më delikat në vend, nuk i mbetet tjetër vetëm të prokurojë fondet për shërbime të ndryshme. Për rojat private me armë, ministria ka vendosur të shpenzojë rreth 840 mijë lekë.
Plani
Synimi i qeverisë është të çojë deri në fund dhe brenda afateve projektet publike të nisura kohë më parë dhe që kanë avancuar më shumë se të tjerat. Duke qenë se projektet e patenderuara deri në gusht nuk kanë shumë shanse të shkojnë deri në fund, u mendua që të ndërpriten, për t‘u dhënë mundësi të tjerave, më me efikasitet. Ndërprerja e investimeve krijon një kursim prej rreth 210 milionë dollarësh, të cilët do të rialokohen në fillim të shtatorit, me ndryshimet në buxhet.
Ministrive nuk u mbetet shumë për të shpenzuar, pasi fondet për punë publike do të rialokohen