E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kualifikim dhe turp, shtypi francez kundër Domenek

E përditshmja sportive “L’Equipe” e hap numrin e sotëm me titullin e madh: “Dora e Zotit”. Akoma më e ashpër tregohet gazeta tjetër franceze, “Foot”, që e quan kualifikimin një mrekulli, duke shtuar se skuadra që e meritonte Afrikën ishte Irlanda dhe jo Franca.

Pas ndeshjes, vetë protagonisti i mbrëmjes, Henri (që gjithashtu u kritikua për sjelljen e tij, pasi në fillim festoi si fëmijë dhe më pas shkoi për të ngushëlluar irlandezët), e pranoi prekjen e topit me dorë në momentin e golit që u dha francezëve “biletën” e kualifikimit.

“Isha prapa dy lojtarëve irlandezë, topi më preku dorën, vazhdova lojën, sepse gjyqtari nuk vërshëlleu. Nuk jam unë arbitri”. Kështu e komentoi sulmuesi i Barcelonës atë episod.

Gjithashtu, mediat vendase shënjestrojnë trajnerin Rajmond Domenek, pasi sipas tyre, gjatë gjithë periudhës 14-mujore të fushatës së eliminatoreve, Franca asnjëherë nuk tregoi një nivel loje të kënaqshëm. Dhe këtë nuk e bëri as mbrëmë.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›