E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raikonen: Kthehem në 2011

“Nuk kam pasur asnjë kontakt me Ros Braun. Besoj se për sezonin e ardhshëm do të zgjedhin dy pilotë gjermanë, duke parë që tani janë Mercedes GP. Unë do të kthehem në pistë në vitin 2011, por vetëm nëse do të kem në dispozicion një makinë në gjendje për të luftuar për titull”, deklaroi ish-kampioni i botës në vitin 2007, në një intervistë për “formula1.com”.

Shumë zëra qarkulluan ditët e fundit në lidhje me të ardhmen e tij pas largimit nga Ferrari, duke përfshirë edhe lajmin e një televizioni brazilian, sipas të cilit Raikonen kishte firmosur për Mercedes GP. Por vetë ish-ferraristi mohon të ketë pasur kontakte me Ros Braun.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›