Kabinat e plazhit u kthehen pronarëve, protestojnë banorët
Ka ngjarë ajo që pritej prej vitesh me familjet që banojnë akoma edhe sot qysh prej 18 vitesh, tek ish-kabinat e plazhit. Pas vendimit të Këshillit Bashkiak, i cili u ktheu truallin pronarëve të ligjshëm në një zonë të plazhit, janë revoltuar banorët e kabinave të ngritura mbi këtë truall. Këto kabina gjenden në sektorin “Iliria” të plazhit. Banorët kanë ngritur zërin në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak gjatë kohës që ai zhvillonte mbledhjen e radhës. Ata kanë deklaruar se nuk kanë se ku të fusin kokën pas marrjes së këtij vendimi. Pronarët e truallit nga ana e tyre kanë hyrë në marrëveshje me një firmë ndërtimi për ngritjen e një pallati mbi këtë sipërfaqe. Ndërkohë, Vangjush Dako, kreu i Bashkisë së Durrësit, deklaroi se “asnjë veprim nuk do të ndërmerret pa siguruar strehë për të gjitha familjet”.
KKKP-ja merr vendimin
Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, qysh në gushtin e vitit 1996, vendosi kthimin e një sipërfaqeje prej 600 metra katrore truall, tri familjeve të vjetra nga Durrësi të cilat kishin paraqitur dokumentet e pronësisë pranë këtij komisioni. Mbi këtë truall janë ndërtuar 27 kabina plazhi që në vitet ‘70. Këto objekte, relikte të shëmtuara të asaj kohe, janë pushtuar nga 27 familje të ardhura në Durrës në fillim të viteve ‘90. Çdo kabinë ka një sipërfaqe prej 17 metrash katrore. Familjet e vendosura në këto objekte banimi kanë pasur kontrata provizore me ndërmarrjen komunale të plazhit, e cila ka në vartësi të saj të gjitha kabinat kudo ku ato ndodhen. Gjatë gjithë këtyre viteve ata kanë paguar një qera simbolike prej 500 lekësh në muaj. Në sektorin “Iliria” kabinat përbëjnë një bllok më vete dhe janë të ndërtuara me mure të holla prej tulle. Për të rritur sipërfaqet e ndërtimit, banorët kanë improvizuar lloj-lloj shtesash me materiale të ndryshme.
Pronarët dhe banorët
Që nga viti 1996, tre pronarët e truallit mbi të cilin ndodhen kabinat e plazhit, janë përpjekur për pronën e tyre dhe vetëm pas 12 vjetësh kanë mundur të sigurojnë ligjërisht mbështetjen e Këshillit Bashkiak. Kjo mbështetje konsistonte në vendimin për anulimin e kontratës ndërmjet banorëve të kabinave dhe ndërmarrjes komunale të plazhit, e cila është urdhëruar që duke nisur nga muaji i ardhshëm të mos pranojë me pagesat e qerave nga ana e banorëve. Por edhe banorët reaguan pas vendimit. Disa prej tyre morën pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe në kohën kur u lexua vendimi për pjesën e kabinave të plazhit, dhe këshilltarët që të gjithë e miratuan atë, ata protestuan duke kërkuar zgjidhje të problemit të tyre.