E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kualifikohen “big”-ët e tenisit

Numri një i botës në tenisin për meshkuj Rafael Nadal vazhdon rrugën drejt objektivit personal për të fituar titullin e tretë në më pak se një muaj, duke mundur lehtësisht në dy sete (6-1, 6-3) qipriotin Markos Bagdatis në raundin e dytë të turneut Madrid Masters. Spanjolli 24-vjeçar fitoi në Monte Karlo dhe Barcelonë përpara pak javësh duke mos humbur asnjë set me kundërshtarët e tij. Edhe në madridit, Nadal e ka patur gjithçka të lehtë, duke mbyllur shumë shpejt të dy setet e ndeshjes. Asnjë surprizë sa i përket emrave të tjerë të mëdhenj të tenisit si Novak Xhokoviç e Roxher Federer, të cilët janë favoritë për të fituar titullin në kryeqytetin spanjoll. Serbi, numri dy, në renditjen botërore ka vijuar serinë pozitive të këtij viti, duke mundur në dy sete (6-3, 6-4) tensitin afrikano-jugor Kevin Anderson. Kjo është fitorja e 28 radhazi në këtë sezon për Xhokoviç, i cili ndjek rekordin e legjendave Xhon MekEnro dhe Bjorn Borg që kanë arritur përkatësisht 33 dhe 42 fitore radhazi. Ka vijuar rrugën drejt fititmit të turneut të Madridit edhe Roxher Federer. Ish numri një i botës, tani i pozicionuar në vendin e tretë të klasifikimit botëror ka mundur me vështirësi në tre sete (7-6, 6-7, 7-6) spanollin Felisiano Lopez. Në raundin e tretë të Madrid Master, Federer do të përballet me francezin Ksavier Malez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›