E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuarezma: Murinjo, meritoja më shumë hapësirë tek Interi

Fjalët e para të Kuarezmës,
lojtar i Çelsit, nuk janë shumë
të ëmbla për sa i përket trajnerit
të Interit, Murinjo. "Meritoja dhe
një tjetër mundësi", thotë portugezi,
që dëshiron ta rilançojë
karrierën e tij në oborrin e Felipe
Skolarit.
Vetëm puna ka vlerë - Në Itali
nuk kishte jetë të lehtë: "Nuk jam
i çuditur nga sulmet e shtypit italian,
kudo është njëlloj. Ka njerëz
të cilëve u pëlqen, e të tjerëve jo.
Thjesht fare, kështu është gjithmonë
në futboll. Unë mësova të
mos ia vija veshin, mua më intereson
vetëm puna ime, të stërvitem
mirë dhe të jap maksimumin
në fushë".
Zgjedhja Çelsi - Kuarezma
deshi Çelsin me çdo kusht, tani
për tani Interi mund të quhet i
harruar: "Nuk e kthej kokën pas,
jam i lumtur që ndodhem këtu,
sepse Skolari është një trajner që
di të transmetojë shumë besim te
lojtarët. Sapo mora vesh që Interi
donte të më jepte hua, nuk pata
kurrfarë hezitimi. Çelsi ishte
menjëherë zgjedhja ime e parë,
sepse jam i sigurt se këtu mund
të nxjerr në pah vlerat e mia".
Meritoja më shumë - Asnjë
keqardhje pse ka luajtur me Interin.
Do të kisha dashur vetëm
ndonjë mundësi më shumë për
të demonstruar talentin e tij:
"Nuk kam keqardhje apo brejtje
ndërgjegjeje pse firmosa me Interin
verën e shkuar, janë gjëra që
ndodhin dhe që s‘mund t‘i kontrollojmë.
Nuk më pëlqen të kthej
kokën nga e shkuara dhe pse
s‘mund ta mohoj që ndoshta
meritoja edhe ndonjë rast më
shumë. Sidoqoftë, në moshën
time dhe me karrierën e deritanishme,
nuk besoj se më duhet t‘i
demonstroj ndokujt aftësitë".
Mezi pret të luajë. E tashmja quhet
Çelsi, portugezi është i
karikuar: "Mezi po pres të debutoj,
ndihem gati. Sapo kam
ardhur, vërtet, por u ambientova
menjëherë". Kjo tregon edhe
njëherë se gjithçka e Interit është
lënë pas nga futbollisti portugez,
i cili dëshiron të përqendrohet
te skuadra e tij e re

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›