E Diel, 1 Nëntor 2026

Malta: Ndaj Shqipërisë, shlyejmë gabimet

Malta vjen në përballjen me
Shqipërinë pas katër humbjeve
rresht, madje pa shënuar
qoftë dhe një gol të "vockël", e
duke pësuar 11 të tillë (3 prej
Shqipërisë). Mediat malteze e
kanë konsideruar si shumë delikate
ndeshjen me Shqipërinë.
"Është pa dyshim një ndeshje
delikate, shkruan gazeta malteze
"Indipident", jo vetëm se paraqet
mundësinë e vetme për të
shlyer disi gabimet për fillimin e
pakënaqshëm me katër humbje
rresht në ndeshjet e grupeve, por
edhe sepse Kombëtarja jonë (ajo
malteze) do të përballet me një
vend, i cili sigurisht nuk është
një ‘kockë‘ e lehtë edhe për vendet
me futboll të zhvilluar, edhe
nuk është konsideruar si një nga
ekipet më të mira në renditjen
aktuale ndërkombëtare. Në
Tiranë ne gabuam. Dhe tashmë
në ndeshjen e stome do të kemi
mundësinë për të rikuperuar ato
gabime që bëmë në ndeshjen e
parë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›