Milan-Bekham, refuzohet oferta e parë
Përpjekja e parë e Milanit për
të mbajtur Dejvid Bekham
dështoi. Këtë e konfirmoi
Tim Leiuejk, drejtor i përgjithshëm
i AEG, kompania qe zotëron
Los Anxheles Galaksi. "Morëm një
ofertë, por u refuzua", tha Leiuejk,
në pritje që Milan të rrisë ofertën.
Huazimi i Beks, merr fund më
9 mars, ndaj anglezi duhet të fillojë
të përgatitet për sezonin e
ardhshëm me bluzën amerikane.
Por pasioni i shpërthyer së fundmi
mes tij dhe Milanit, mund të
hedhë në erë gjithçka, sepse vetë
Bekham ka thënë e stërthënë që
dëshiron të rrijë te Milani. "Ai është
një element i rëndësishëm i
skuadrës, dhe qëllimi ynë është ta
risjellim këtu" - shprehet Leiuejk
- nëse ai ka dëshirë të japë kontributet
e tij të rëndësishme për
këtë skuadër, gjë që nuk është verifikuar
akoma".
Në fakt, Bekham ka luajtur
vetëm rreth 30 ndeshje në
Amerikë, i kushtëzuar nga një përgatitje
fizike shumë më pak e
mundimshme se ajo evropiane.
Leiuejk, megjithatë, hap një shteg
për tratativa: "Do të flasim sërish.
E kuptojmë dhe mahnitjen e
Bekham, që po loz në klubin më
të njohur të botës; nëse Dejvid ka
dëshirë ta mbyllë sezonin me Milanin
dhe nëse Milan gjen gjuhën
e përbashkët me Galaksi, në
mënyrë që të mos pësojmë
dëme... Por e kemi thënë qartë që
e presim Dejvidin këtu më 9
Mars". Oferta e refuzuar ishte rreth
5 milionë euro, ndërkohë që
Galaksi kërkonin të paktën 15 milionë.
Gjithsesi, tratativat sapo
kanë filluar.
Edhe në shtëpinë Bekham, po
zhvillohen ditët e "këshillit familjar",
me kampionin anglez që këto
ditë do të flasë më gruan, Viktoria,
dhe të ëmën, mbi të ardhmen
e mundshme të familjes në Milano.
Milani, sipas drejtuesit,
mund të pranojë një tjetër huazim.
"Por ne jo, thotë kategorikisht
Leiuejk. O njërën, o tjetrën: Ose
Spajs Boi kthehet te Galaksi, ose
largohet përgjithmonë". Milani
dhe Bekham e kanë vendosur
tashmë: tani topin e ka Galaksi.
Tratativat për të mbajtur Dejvid
Bekhamin në Milano kanë filluar
që prej disa ditësh. Por duket se
për të planifikuar të ardhmen e
Dejvid Bekhamit te Milani po lëviz
edhe bashkëshortja e tij, Viktoria,
e cila dje ka qenë në Itali për të
folur për situatën. Më pas ishkëngëtarja
e "Spice Girls" dje ka
qenë e pranishme në "San Siro" ku
ka asistuar nga afër në takimin
Milan-Rexhina. Menjëherë pas
kësaj, të gjithë janë të një mendimi
se edhe Viktoria duket se tashmë
ka ndërruar mendje dhe
kërkon që bashkëshorti i saj të
qëndrojë te Milani, skuadër në të
cilën ai ndihet i lumtur. Që prej 9
vjetësh në krah të Dejvidit, Viktoria
është shprehur se Bekham është
i lumtur te Milani dhe gjithashtu
edhe ajo vetë ndihet shumë
mirë në Milano, qytet me të cilin
është ambientuar menjëherë.
"Jam shumë e lumtur, sepse e di
se edhe Dejvid është shumë i lumtur
te Milani, - është shprehur Viktoria
për revistën "Vanity Fair", -
është shumë e bukur që ta shohësh
kur shënon dhe sa herë
goditjet e tij përfundojnë në rrjetë
unë gëzohem njësoj si ai".
të mbajtur Dejvid Bekham
dështoi. Këtë e konfirmoi
Tim Leiuejk, drejtor i përgjithshëm
i AEG, kompania qe zotëron
Los Anxheles Galaksi. "Morëm një
ofertë, por u refuzua", tha Leiuejk,
në pritje që Milan të rrisë ofertën.
Huazimi i Beks, merr fund më
9 mars, ndaj anglezi duhet të fillojë
të përgatitet për sezonin e
ardhshëm me bluzën amerikane.
Por pasioni i shpërthyer së fundmi
mes tij dhe Milanit, mund të
hedhë në erë gjithçka, sepse vetë
Bekham ka thënë e stërthënë që
dëshiron të rrijë te Milani. "Ai është
një element i rëndësishëm i
skuadrës, dhe qëllimi ynë është ta
risjellim këtu" - shprehet Leiuejk
- nëse ai ka dëshirë të japë kontributet
e tij të rëndësishme për
këtë skuadër, gjë që nuk është verifikuar
akoma".
Në fakt, Bekham ka luajtur
vetëm rreth 30 ndeshje në
Amerikë, i kushtëzuar nga një përgatitje
fizike shumë më pak e
mundimshme se ajo evropiane.
Leiuejk, megjithatë, hap një shteg
për tratativa: "Do të flasim sërish.
E kuptojmë dhe mahnitjen e
Bekham, që po loz në klubin më
të njohur të botës; nëse Dejvid ka
dëshirë ta mbyllë sezonin me Milanin
dhe nëse Milan gjen gjuhën
e përbashkët me Galaksi, në
mënyrë që të mos pësojmë
dëme... Por e kemi thënë qartë që
e presim Dejvidin këtu më 9
Mars". Oferta e refuzuar ishte rreth
5 milionë euro, ndërkohë që
Galaksi kërkonin të paktën 15 milionë.
Gjithsesi, tratativat sapo
kanë filluar.
Edhe në shtëpinë Bekham, po
zhvillohen ditët e "këshillit familjar",
me kampionin anglez që këto
ditë do të flasë më gruan, Viktoria,
dhe të ëmën, mbi të ardhmen
e mundshme të familjes në Milano.
Milani, sipas drejtuesit,
mund të pranojë një tjetër huazim.
"Por ne jo, thotë kategorikisht
Leiuejk. O njërën, o tjetrën: Ose
Spajs Boi kthehet te Galaksi, ose
largohet përgjithmonë". Milani
dhe Bekham e kanë vendosur
tashmë: tani topin e ka Galaksi.
Tratativat për të mbajtur Dejvid
Bekhamin në Milano kanë filluar
që prej disa ditësh. Por duket se
për të planifikuar të ardhmen e
Dejvid Bekhamit te Milani po lëviz
edhe bashkëshortja e tij, Viktoria,
e cila dje ka qenë në Itali për të
folur për situatën. Më pas ishkëngëtarja
e "Spice Girls" dje ka
qenë e pranishme në "San Siro" ku
ka asistuar nga afër në takimin
Milan-Rexhina. Menjëherë pas
kësaj, të gjithë janë të një mendimi
se edhe Viktoria duket se tashmë
ka ndërruar mendje dhe
kërkon që bashkëshorti i saj të
qëndrojë te Milani, skuadër në të
cilën ai ndihet i lumtur. Që prej 9
vjetësh në krah të Dejvidit, Viktoria
është shprehur se Bekham është
i lumtur te Milani dhe gjithashtu
edhe ajo vetë ndihet shumë
mirë në Milano, qytet me të cilin
është ambientuar menjëherë.
"Jam shumë e lumtur, sepse e di
se edhe Dejvid është shumë i lumtur
te Milani, - është shprehur Viktoria
për revistën "Vanity Fair", -
është shumë e bukur që ta shohësh
kur shënon dhe sa herë
goditjet e tij përfundojnë në rrjetë
unë gëzohem njësoj si ai".