Sebastian Burde do të qëndrojë te Toro Rosso
Skuadra italiane e Red Bull, Toro Rosso, bëri të
ditur se Sebastien Bourdais do të garojë
përsëri për ta në këtë sezon. Ky do të jetë sezoni i
dytë për 29-vjeçarin francez në Formula
1! Kjo do të thotë se formacioni
i pilotëve do të përbëhet sërish nga 2
Sebs. Duke iu referuar njoftimit, drejtori
i skuadrës, Franz Tost, tha: "Ne
jemi të kënaqur që Sebastien do të
jetë me ne për një tjetër sezon. Pas një
viti me Toro Rosso, ne presim prej tij
që të ketë përfituar eksperiencë nga
viti i kaluar. Ai tashmë është i ambientuar me F1,
me pistat e garave dhe me skuadrën. Gjithashtu,
gomat e lëmuara që do të përdoren këtë vit do t‘i
përshtaten mjaft mirë stilit të tij të pilotimit". "Ka
qenë një dimër i gjatë dhe i vështirë, por tashmë
pritja ka mbaruar dhe unë jam me të vërtetë i
kënaqur që do të jem në këtë sezon të dytë me
skuadrën Toro Rosso", u shpreh Sebastien
Bourdais. "Dua të falënderoj Red
Bull dhe Dietrich Mateschitz për këtë
mundësi, për të vazhduar me një
skuadër e cila bëri shumë progres vitin
e kaluar. Tani, unë mund të fokusohem
te përgatitjet. Ky sezon duket se
do jetë mjaft interesant, falë gjithë
ndryshimeve të rregullave dhe gjithashtu
mezi pres të ndërtoj një marrëdhënie sa më
të mirë me shokun tim të ri të skuadrës, Sebastien
Buemi, që të dy së bashku të japim maksimumin
për skuadrën dhe Red Bull."