E Diel, 1 Nëntor 2026

Hollanda, fitore pa shkëlqim me Danimarkën

Pjesa e parë ka qenë e vakët në raste dhe me gabime të shumta nga të dy ekipet. Skuadrat u shfaqën të paqarta në veprimet sulmuese, duke bërë që 45-minutëshi i parë të mbyllet me rrjeta të paprekura.

Ende pa filluar mirë fraksioni i dytë, Simon Poulsen dërgoi topin gabimisht në portën e vet, duke ndëshkuar danezët. Goli i dytë, me autor Dirk Kait, erdhi pesë minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Në orën 16:00 Kameruni dhe Japonia do të përballen mes tyre në sfidën tjetër të grupit E.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›