E Diel, 1 Nëntor 2026

Paraqitja e dobët e Francës, Zidan kritikon trajnerin

Sipas ish-yllit të trikolorëve, një pjesë e mirë e përgjegjësisë bie mbi trajnerin Rajmond Domenek. “Nuk i ka zgjedhur siç duhet lojtarët. Ekipi duhet të bazohet te loja e grupit dhe nëse kjo nuk ndodh, përgjegjës është trajneri. Ai komandon”, pohoi Zizu në një intervistë për televizionin francez “Canal +”.

Gjithashtu, kampioni i botës me Francën në vitin 1998, ua hoqi përgjegjësinë futbollistëve. “Në ndeshjen me Uruguajin pashë vetëm aksione individuale, kur e dimë që në skuadër duhet të mbizotërojë loja në grup”, shtoi Zidan.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›